Futboll Premier League Sport

“DUAM TË LUAJMË…”/ Sarri: Patjetër që ka qenë një javë e vështirë, duhet të…

Trajneri i Chelseat Maurizio Sarri akoma nuk ka dëgjuar nga pronari i klubit Roman Abramovich duke shtuar se do të ishte i lumtur të fliste me të pas humbjes 6-0 ndaj Manchester City-t.

Pronari rus i Chelseat nuk ka marrë asnjë masë teksa Sarri vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Malmo në Europa League.

“A kam folur me Abramovich? Këtë javë, jo. Varet nga presidenti. Nuk flas shpesh me të, por do të isha i lumtur ta takoja.

Kam folur me Marina Granovskaia (drejtoresha e klubit) dhe kjo më mafton.

“Patjetër që ka qenë një javë e vështirë. Pas ndeshjes ndaj City-t është normale. Nuk është e lehtë të luash nesër (të enjten) pasi humb 6-0.

“Duam të luajmë mirë dhe të fitojmë. Duhet të zgjidhim problemet. Mendoj se ndonjëherë, si në sfidën ndaj Tottenham, nuk kemi mentalitetin e duhur.

“Kemi zhvilluar seanca të mira stërvitore, kishim motivimin e duhur. Pësuam gol dhe nuk arritëm të reagonim.”

Related posts

KONFIRMON LARGIMIN E CAVANIT NGA MANCHESTER UNITED/ Babai i yllit: Edinson do të firmosë për këtë ekip…

Delo.autor

Trajneri i ri i Kamzës vjen nesër, prezantohet në zyrat e bashkisë

Sadik.Autor

“Klubi 700”/ Messi bashkohet me CR7 dhe legjendat Pele, Puskas, Romario…

Delo.autor

Leave a Comment