Albanian Stars Futboll

(FOTO) Top talentet nga futbolli i Kosovës që pritet ta pushtojnë Evropën

Nga shumë njohës të futbollit Kosova po llogaritet si vend i talenteve më të mëdhenj në Evropë

Edhe pse në kushte të tmerrshme të infrastrukturës prodhimi i talenteve nuk është ndalur në asnjë moment.

Nga futbolli kosovar në Evropë kanë dalë dhe kanë pasur një karrierë të suksesshme deri më tani shumë futbollist.

Njëri nga më të suksesshmit është gardiani i Shqipërisë, Etrit Berisha, ndërsa të tjerë që kanë luajtur në futbollin tonë dhe po luajnë me plot sukses në Evropë janë edhe Bernard Berisha, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Liridon Latifi, Eros Grezda dhe të tjerë.

Se kemi brum në futbollin vendor kanë treguar edhe ndeshjet e grupmoshave të Përfaqësueses ku kemi marrë disa rezultate mjaftë të mira.

Problemi më i madh është porta dhe mbrojtësit, por ky problem duket se do të harrohet në një të afërm afat shkurtër pasi Visar Bekaj i Prishtinës, Betim Halimi i Dritës e Ardit Nika që është nën kontratë me Prishtinën por i huazuar tek Feronikeli premtojnë shumë.

Mesfushorët ofensivë dhe sulmuesit dominojnë tek talentet në futbollin tonë, ndërsa ndër më të dëshmuarit deri më tani janë Florent Hasani i kampionit në fuqi Trepçës ’89, shënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, Mirlind Daku por edhe Rron Broja, Meriton Korenica, Festim Alidema, Leotrim Kryeziu e Ylber Maloku.

Më poshtë keni talentet nën 21 vjeçarë nga futbolli ynë që pritet të pushtojnë Evropën në një të ardhme të afërt.

Related posts

Partizani dëshironte ta mbante/ Cetkoviç në formacionin e vitit në Mal të Zi

Sadik.Autor

NDRYSHIMET NË SEREA/ Bologna dështim total, Inzaghi merr “faturën”

Delo.autor

NJË FUND SEZON ZHGËNJYES PËR BARCELONËN/ Jordi Alba befason: Në nivel personal, është sezoni më…

Delo.autor

Leave a Comment