Europa League Futboll Sport

RAPID WIEN-INTER/ “Europa League”: Interi pa Icardin, synon fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Rapid Wienës dhe Interit.

Rapid Wien dhe Inter do të përballen në “Allianz Stadion” nga ora 18:55, sfidë e vlefshme për 1/16 në Europa League.

Për këtë ndeshje, Interi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Mauro Icardit, i cili sipas Spallettit, ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës pas situatës së krijuar ditëve të fundit.

Interi edhe zyrtarisht ia ka hequr shiritin e kapitenit Icardit, dhe raportohet për një prishje të marrëdhënieve mes klubit italian dhe sulmuesit argjentinas, e gjitha e nisur nga agjentja dhe gruaja e lojtarit, Wanda Nara.

Tani e tutje, kapiten i Interit për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë portieri, Samir Handanovic.

Milan Skriniar dhe Marcelo Brozovic do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Rapid Wien:

Inter:

Related posts

“SHUMË GJËRA JANË…”/ Mourinho: Nuk e shita unë, rashë në “dashuri” me të

Delo.autor

Rrëfehet Paolo Maldini: Ja përse u riktheva tek Milani, dëshiroj të fitojë…

Isa.Autor

PËRMBYSJET NË EUROPË/ Teuta vazhdon trendin e papritur të edicionit për klubet shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment