Futboll La Liga Sport

NUK NDALET ME SULMET/ “Football Leaks” akuzon Courtois: Iu shmang taksave sa ishte te Chelsea

“Football Leaks” vazhdon. Botimi i fundit ka të bëjë me portierin titullar të Real Madridit, Thibaut Courtois. Sipas portalit “InfoLibre”, anëtar i rrjetit europian të gazetarisë hulumtuese, me qasje në këto dokumente, belgu përfitoi nga një rrjet kompleks i krijuar prej agjentit të tij, Christophe Henrotay, për të shmangur pagimin e taksave në Angli.

Përfaqësuesi i portierit përpiloi një strukturë kontraktuale, sipas të cilës belgu praktikisht pushoi së paguari për të drejtat e tij të imazhit. “Në parim, një futbollist që luan në Mbretërinë e Bashkuar mund të operojë për të drejtat e imazhit përmes dy kompanive. Një britanike, që merr 20%, dhe një tjetre të huaj, që merr 80% e mbetur”, – shpjegohet aspekti ligjor, që lidhet me informacionin.

Një marrëveshje midis Premier League dhe Luksemburgut lejoi që 80% e shumave të dërguara atje të përjashtohen nga taksat. 20% tjetër taksohet me 29%. Në praktikë, taksimi u ul në 5.2%. Courtois ndoqi këtë rrugë, por i dha një tjetër kthesë çështjes së taksave përmes kompanisë malteze “Alter Domus Trustee Services Limited”.

Kur të ardhurat nga të drejtat e imazhit të Chelsea dhe “Nike” u depozituan në Luksemburg, paratë u investuan në bono nga një kompani në atë vend mesdhetar. Qëllimi ishte të kanalizonte të gjitha fitimet përmes Luksemburgut dhe të ulte normën e taksave në pothuajse zero në Angli.

Skema ndaloi në verën e vitit 2017, kur autoritetet britanike të taksave i dhanë fund këtij opsioni. Courtois më pas u largua nga kompania e Luksemburgut dhe ia besoi të drejtat e imazhit britanikes “Global Image Rights UK Ltd”.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se përfaqësuesi i portierit të Belgjikës pretendoi në shtator 2018, përmes një e-maili, marrjen e një komisioni prej 2 milionë eurosh për nënshkrimin e Courtois. Kjo ishte 5% e asaj shume, që i kushtoi Real Madridit. “Ju lutemi rregullojeni këtë”, – ishte përgjigjja e drejtorit të përgjithshëm të klubit të bardhë, José Ángel Sánchez Periáñez, kur ia përcolli mesazhin njërit prej përfaqësuesve të belgut.

Related posts

GOLI/ Milani kalon në avantazh ndaj Lecces, ja kush shënon

Delo.autor

BUZËQESH REALI/ JAMESIT i ka ardhur në majë të hundës te Bayern, në JANAR do…

Isa.Autor

MURATAJ KTHEHET TEK PARTIZANI/ Zbulohet kontrata dhe shifra që përfiton Bylisi

Delo.autor

Leave a Comment