Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Laurito Martinez shpëton Interin nga kriza

Lautaro Martinez i ka dhënë fitoren Interit në fund të takimit, vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushë.

Inter më në fund rikthehet te fitorja pas një barazimi dhe dy humbjeve (si dhe zero golave të shënuar në këto tre ndeshje) duke mposhtur Parma-n 1-0 në Ennio Tardini.

Parma u mbrojt mirë, teksa kundërsulmet ishin të rrezikshme. Gjatë pjesës së parë Gervinho goditi shtyllën, por ishte Inter ai që kontrolloi ndeshjen.

Zikaltrit shpërdoruan shumë mundësi për të shënuar, por në fund ishte Lautaro ai që i dha fitoren me një gol të bukur nga brenda zonës.

Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 43 pikëve, pesë më shumë se një vend më poshtë dhe nëntë më pak se Napoli i vendit të dytë.

Mauro Icardi ka vendosur një rekord netagiv, sulmuesi argjentinas nuk ka gjetur rrjetën në 16 goditjet e fundit, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë gjatë karrierës së tij në Serie A.

Related posts

Juventus nuk “ndahet” nga Madridi, bardhezinjtë rrisin “dozën” për kampionin e Europës

Isa.Autor

E BUJSHME/ Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm, Milani përgatit sulmin për futbollistin e Kombëtares

Delo.autor

CR7 NJERIU I REKORDEVE NË FUTBOLL/ Kompania gjigante e veshjeve publikon VIDEON speciale

Delo.autor

Leave a Comment