Futboll La Liga Sport

PIQUE KËRKOI TA NDIHMONTE PAS NDËSHKIMIT/ Diego Costa rrezikon një ndëshkim shembullor, ja masa ekstreme

A do të ishte akoma  në garë për titullin në La Liga Atletico Madrid nëse Diego Costa do të kishte ruajtur qetësinë në “Camp Nou” të shtunën në mbrëmje?

Këtë nuk do ta dimë kurrë, por madrilenët do të kishin patur një shans më shumë  për të fituar nëse sulmuesi i tyre do ta kishte shmangur kartonin e kuq të marrë në minutën e 28-të të pjesës së parë.

“Colchoneros” kanë qenë të detyruar të luajnë me  10 lojtarë për shkak se Costa ofendoi arbitrin Jesus Gil Manzano, i cili ka qenë i detyruar t’i tregojë të kuqin spanjollit.

Gjyqtari ka shkruar në  raportin e tij se Costa i tha: “Të dhjefsha k… e nënës tënde”. Gjithashtu, ai ka shtuar se lojtari i ka kapur krahun kur ai po përpiqej të ndëshkonte me karton të verdhë Diego Godin dhe Jose Gimenez, para se ta shante “bir k…”.

Në këtë moment, ka ndërhyrë ish-shoku i kombëtares i Costa-s, Gerard Pique, i cili i ka thënë atij se duhej të mbyllte gojën dhe të dilte nga fusha për të mos rrezikuar një ndëshkim më të madh. Sipas “AS”, Pique i ka thënë Costa-s: “Mjaft fole! Çfarë do, një skualifikim me katër ndeshje?”.

Qendërmbrojtësi i Barcelona-s ka patur të drejtë, por sulmuesi i Atletico-s rrezikon një ndëshkim akoma më të ashpër. Në fakt, në bazë të rregullores së La Liga-s, masa për një shkelje si ajo e yllit të madrilenëve shkon nga katër deri në tetë ndeshje skualifikim.

Related posts

Në javën e fundit të Premier League do të luhet vetëm për parà…

Sadik.Autor

“NE DO TË KTHEJMË FAQE”/ U eliminuan në mënyrë të turpshme, senatori i Realit reagon për herë të parë

Delo.autor

“MJAFT MË”/ Presidenti i Napolit shpërthen ndaj gjyqtarëve: Nuk vazhdohet kështu

Delo.autor

Leave a Comment