Futboll Sport

Ofertë për Cikalleshin, Eto’o dhe një tjetër e rivalizojnë bomberin SHQIPTAR

Rizespor kërkon shërbimet e Armando Sadikut dhe interesimi i klubit turk është konfirmuar edhe nga vetë lojtari. Tanimë një tjetër klub i Superligës turke i ka hedhur sytë nga një lojtar i kombëtares. Sokol Cikalleshi është sulmuesi i “piketuar” nga Goztepe, klub ky që më parë i pat bërë ofertë Tiranës për Merveille Ndockyt. Klubi turk ka në listën e objektivave tre lojtarë. Njëri është Abel Hernandez, i cili e ka mbyllur sezonin me Hull City në Championship. Uruguaiani në të shkuarën ka luajtur edhe në Premier League, si dhe në Seria me Palermon.

Samuel Eto’o gjithashtu synohet nga Goztepe. Kamerunasi, tashmë 37 vjecc, vjet realizoi 12 gola, të ndarë përgjysmë në eksperiencat e tij me Antalyaspor dhe Konyaspor. Problem për transferimin e tij është kontrata deri në verën e vitit 2019. Edhe Cikalleshi është objektiv i tyre. Sulmuesi dëshiron të mos luajë në ligën e parë sezonin e ardhshëm dhe do ishte i gatshëm të largohej. Pikërisht një prej këtyre tre sulmuesve kërkohet nga Goztepe. Abel Hernandez favorizohet nga fakti që është lojtar i lirë dhe klubi turk nuk është se dëshiron të pagujë për kartonin.

KONTRATA E CIKALLESHIT – Verën e shkuar Osmanlispor pagoi klubin turk të Basaksehir për ta bërë pjesë të ekipit. Shuma e paguar për kartonin e tij nuk bëhet e ditur, por sulmuesi kavajas ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2020, çka do të thotë se për shërbimet e tij çdo klub duhet të paguajë. Basaksehir pat paguar për të 1.8 milionë euro kur e bleu në Kroaci te skuadra e RNK Split. Në Turqi Cikalleshi është aktivizuar edhe me Akhisar Belediye, ku ka qenë i huazuar.

Related posts

ZBARDHET PËRGJIMI/ Me paratë e Balotelli-t do të blejmë dy Ferrari

F.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Po pritnin një ambulancë, pjesa e dytë e derbit nis me vonesë

Delo.autor

SPEKTAKËL në stërvitjen e Australisë, shikoni çfarë bëjnë lojtarët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment