Futboll Sport Të tjera

“KRENAR”/ Peshëngritja i sjell të tjera medalje Shqipërisë, Qerimaj shpallet kampion i Mesdheut

Erkand Qerimaj ka arritur ditën e sotme në garat e zhvilluara të San Marinos të koleksionojë tre medalje të arta.

Shkodrani ka rezultuar në një formë të mirë, ndërsa këto gara janë edhe kualifikuese për Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Shtangisti shkodran triumfoi fillimisht në stilin e shkëputjes, teksa në provën e parë dështoi të ngrinte 151 kilogram.

Megjithatë, Qerimaj e mori veten në provën e dytë teksa ia doli me sukses duke ngritur 153 kilogram.

Prova e tretë, ishte sërish e saktë për Qerimaj, i cili këtë herë çoi lart 156 kilogram, duke marrë medaljen e artë për këtë stil.

Ndërkaq, në shtytje, Qerimaj nuk gaboi në asnjë prej tre provave teksa fillimisht ngriti 183 kilogram, e më pas në të dytën 187 dhe në fund 190 kilogram duke marrë medaljen e dytë.

Ndërkohë, triumfoi edhe në dygarësh tesa rezultoi i pari me 346 kilogram. Në këtë formë, Qerimaj kthehet me tre medalje ari.

Por, në San Marino protagonist nuk ishte vetëm Erkand Qerimaj, por edhe dy peshëngritësit e tjerë shqiptarë, Daniel Godelli dhe Briken Calja. Godelli mori dy medalje të bronzta, ndërsa Calja një argjendi dhe një bronz.

Postimi i Erkand Qerimaj në rrjetet sociale:

Krenar per ngritjen e Flamurit ne Kupen Mesdhetare Gare Kualifikuese per Lojrat Olimpike Tokyo 2020 ! 3 Medalje Arit dhe 3 Rrekordet Mesdhetare! Krenar edhe Per rezultatin 156 190 KG! Sot e Ngritem 3 Her Flamurin Daniel Godelli ! Gjithashtu dhe Kolegu Briken Calja. Falenderojme dhe tranjerin Zef Kovaci i Vetem na nxori ne gare gjithve !

 

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Shihni golin fantastik të shënuar nga djali i “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

PAS VETËM NJË SEZONI/ Liverpooli nxjerr në shitje mesfushorin, ja destinacionet e mundshme

Delo.autor

DEBUTIM ËNDRRASH/ Falcao ndëshkon Getafen dhe rishkruan historinë në La Liga (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment