Futboll Sport

RRËFEN KARRIERËN “ISH-MBRETI” I ATLETICOS/ Torres zbulon vendimin më të vështirë të jetës

Ka kampionë që nuk plaken kurrë! Për të gjitha ai do të mbetet “El Nino”, edhe pse sot është 34 vjeç dhe është larguar nga futbolli i rëndësishëm. Verën e kaluar, në fakt, ka pranuar ofertën e japonezëve të Sagan Tosu, ku ka zbarkuar pas fitores së Europa League me Atletico Madrid.

Fernando Torres ka qenë protagonisti i parë i “Legjenda”, programi i Eurosport që do të transmetohet më 6 mars në kanalin “Dmax”. Sulmuesi është ulur në një tavolinë me gazetarin Quique Peinado dhe ka folur për karrierën e tij, duke u ndalur kryesisht te ndjesitë e provuara në verën e 2007-ës, kur vendosi të largohej nga Atletico për herën e parë në jetën e tij.

Jeta e Torres ndryshoi përgjithmonë në 2007-ën, në momentin që ai vendosi të transferohej te Liverpool-i i Rafa Benitez për 20 milionë euro, një shifër rekord për kohën. Në këtë mënyrë Torres i ka dhënë fund një marrëdhënieje që zgjaste që nga fëmijëria e tij: “Ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Dëgjoja se klubi kishte vështirësi për të arritur në nivelet që është sot”.

Sulmuesi spanjoll ka qenë mbreti i Atletico-s në një moment: “Nëse do të kisha kërkuar një copë të fushës, do të ma kishin dhënë. Mund të kisha përfituar gjëra që do ta kishin dëmtuar skuadrën në të ardhmen: më pak para për merkato, një strukturë e paorganizuar… Sepse nuk mund të programosh gjithçka në bazë të një lojtari të vetëm, duhet menduar për të gjithë ekipin. Të gjithë duhet të përshtaten”.

“Në atë kohë nuk kishte një plan dhe ndieja se largimi im do të kishte qenë një gjë e mirë për mua dhe për klubin”. Mes 2015-ës dhe 2018-ës, “El Nino” ka jetuar një jetë të dytë tek Atletico, e ndërprerë verën e kaluar për të fluturuar në Japoni, por që nuk mund të krahasohet me ndarjen e dhimbshme të 2007-ës.

Related posts

MANCINI ME MISION TË VËSHTIRË/ “Njeriu i rekordeve” në kombëtare në moshën 35-vjeçare

Delo.autor

“Mbështes Serbinë në Botëror”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për deklaratën e komentatorit shqiptar

Sadik.Autor

Dy gola dhe assist kundër Betisit, njihuni me arritjet e radhës së Messit

Q.Autor

Leave a Comment