Është duke u luajtur në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Teutës e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas rezultateve pozitive, teksa do të kërkojnë të ruajnë këtë ecuri.
Durrsakët e Bledi Shkëmbit mposhtën Kukësin me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana”, ndërkohë gjirokastritët arritën të merrnin një barazim në transfertë ndaj Tiranës.
Në 22 javë kampionat, Luftëtari ka arritur të sigurojë 22 pikë, duke u renditur në vendin e 8-të, teksa Teuta mban vendin e dytë me 39 pikë, 7 më pak se Partizani kryesues. Në 2 përballjet e këtij sezoni, 1 herë kanë fituar bluzinjtë dhe një herë “djemtë e detit”.
LUFTËTARI-TEUTA 1-0
Rapo 32′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet pjesa e parë.
45+2′ Tjetër pretendim për 11-metërsh i durrsakëve, Bushiç rrëzohet brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
41′ Çfarë rasti për Luftëtarin. Dunga me portën e boshatisur nuk ka arritur të shënojë golin e dytë, duke u vonuar brenda zonës, teksa i ka dhënë mundësinë Sidibesë që të ndërhyjë.
38′ Bushiç provon me një kthesë nga brenda zonës, por ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit.
34′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.
32′ GOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Donald Rapo kalon në avantazh vendasit. Pas një mosmarrveshje në zonën durrsake, ka përfituar mesfushori i Luftëtarit, i cili ka goditur saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën.
30′ Skuadrat pa ide në këto minuta! Duele të shumta në mesfushë, teksa rastet e rrezikshme mungojnë.
22′ Progni rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Beqiri, i cili vazhdon lojën.
17′ Demo provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Hidi.
11′ Drithërima në portën e Luftëtarit, e pabesueshme çfarë humbet Kamara, i vetëm me portierin Ruçi, futbollisti i Teutës e ka dërguar topin mbi kuadrat.
8′ Pranë golit Teuta. Progni harkon rrezikshëm në zonë për Kamara, i cili provon të devijojë, por atje pranë ndodheshin mbrojtësit e Luftëtarit të cilët kanë mundur ta largojnë rrezikun në këndore.
6′ Progni provon me një harkim drejt zonës për Bushiç, por topi shkon në duart e portierit Ruçi.
1′ Ka startuar takimi në Gjirokastër, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.