Futboll Premier League Sport

“SALAH YOU F***ING MUSLIM”/ Ylli egjiptian ofendohet rëndë në Londër nga një tifoz (VODEO)

Mohamed Salah u quajt “Muslim c**t” nga një tifoz, gjatë barazimit të diskutueshëm të Liverpool-it me West Ham, në stadiumin e Londrës. Sulmuesi egjiptian iu nënshtrua një fyerjeje rreth fesë së tij, ndërsa përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi në barazimin 1-1 të së hënës.

Filmimimi është bërë me një telefon celular në seksionin e tifozëve të West Ham, megjithëse është e paqartë se kush po i lëshonte fyerjet ndaj Salah. Sidoqoftë, videoja tregon abuzimin e tmerrshëm personal ndaj yllit egjiptian, me të cilin iu desh të merrej gjatë ndeshjes në fjalë të Premier League.

Një tifoz dëgjohet në video duke thirrur: “Salah you f***ing Muslim, f***ing Muslim c**t. F*** off.” Policia dhe FA tani po shqyrtojnë incidentin, i cili është vetëm sulmi më i fundit i paragjykimeve raciale dhe fetare, që po e turpërojnë futbollin anglez këtë sezon.

Një tifoz i Tottenham u ndalua nga policia për hedhjen e një lëkure bananeje drejt yllit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, gjatë një ndeshjeje në “Emirates”. Pastaj ishte Raheem Sterling i Manchester City, ai që e pësoi nga abuzimi racist, çka çoi në arrestimin e katër tifozëve të Chelsea, pas një ndeshjeje në “Stamford Bridge”.

Po ashtu, muajin e kaluar, FA dhe policia angleze nisën një hetim pas një videoje të shfaqur, ku dukeshin fansat e Millwall duke kënduar një këngë raciste ndaj kolegëve të Evertonit, gjatë përplasjes së tyre në “FA Cup”. West Ham ka nisur një hetim, në përpjekje për ta identifikuar autorin e fyerjeve ndaj Salah. Klubi në fjalë ka premtuar zero tolerancë, nëse e gjen fajtorin.

Një zëdhënës i West Ham United tha: Ne kemi një politikë me zero tolerance ndaj çdo forme të sjelljes së dhunshme, ose abuzive. Ne jemi një klub futbolli gjithëpërfshirës, pavarësisht moshës, racës, fesë apo besimit, martesës, ose partneritetit civil, shtatzënisë apo lindjes, seksit, orientimit seksual, rivendosjes gjinore, ose paaftësisë. Të gjithë janë të mirëpritur ngrohtësisht në stadiumin e Londrës.

Cilido që identifikohet duke kryer një vepër penale, do t’i kalojmë detajet e tij në polici dhe do të përballet me një ndalim hyrjeje gjithë jetën në stadium. Nuk ka vend për këtë lloj sjelljeje në stadiumin tonë“. 

Related posts

“UNË E DIJA QË…”/ Ferguson tregon si e bindi Ronaldon: S’mund ta imagjinoja tek City

F.autor

REAL MADRID-ALAVES/ “Los Blancos” dyfishon shifrat, shënon Vinicius

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Mali i Zi ndal Holandën në frymën e fundit, “tulipanët” duhet të presin për kualifikimin

Delo.autor

Leave a Comment