Futboll Sport

“SEX TAPE” DHE SHANTAZH NDAJ MODELES/ E dashura e yllit të Totenhemit përfundon në gjykatë

Problemet për çiftin Serge Orier dhe Henka Voigt nuk kanë të sosur duke qenë se pas yllit të Totenhemit, radhën për të përfunduar në gjyq e ka e dashura e tij. mediat britanike kanë publikuar së fundmi një skandal në të cilin është përfshirë e dashura e futbollistit dhe akuzohet tashmë për shantazh në lidhje me publikimin e një videoje me përmbajtje seksuale.

VIDEO / Milani për Champions, furia e Piotek nuk ndalet as nga shqiptarët e AtalantësDështoi nën drejtimin e Henri, Monako buzëqesh me trajnerin e vjetërFA Cup/ Mançester Siti kualifikohet me Muriç në stol, më keq situata për Egli KajënVIDEO / Atletiko Madrid lë pas krahëve krizën, Grizman dërgon skuadrën në vendin e dytë
“The Sun” raporton se 31-vjeçarja kishte një video të modeles amerikane Juliana Godard dhe i kërkonte asaj një shumë të konsiderueshme parash, në mënyrë që të fshinte videon dhe të mos e publikonte. E gjendur në një situatë të tillë, amerikania e ka denoncuar këtë rast në polici dhe së bashku me forcat e rendit kanë përgatitur një kurth për të dashurën e futbollistit.

Julianës i është kërkuar një shumë prej afron 14 mijë paundësh në mënyrë që videoja të fshihet dhe ajo kishte afat vetëm 24 orë për të bërë pagesën. Modelja e ka pranuar kërkesën e të dashurës së futbollistit që në bashkëpunim me ish të dashurin e saj Uesli Viktor kanë lënë një vendtakim me yllin e ‘SnapChatit’ dhe pretendohej që të merrnin paratë.

Por, në vend se të shkonte Juliana, në vendtakim ka mbërritur policia që ka bërë të mundur ndalimin e dy personave të përfshirë në skandal dhe tashmë pritet të dalin para gjyqit për t’u njohur me dënimin megjithëse ata e kanë refuzuar. Kujtojmë që pak kohë më parë, ishte Orier në gjykatë duke qenë se akuzohej për dhunë në familje, pasi kishte rrahur të dashurën, pikërisht Henka Voigt. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

 

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Kampioni i dyfishtë i botës në UFC: Nëse COVID-19 zgjat deri në verë…

Delo.autor

FITORJA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Al-Khelaifi përgëzon yjet e tij pas ndeshjes, por dy lojtarë e injorojnë (VIDEO)

Delo.autor

Casillas: Messi ma ka nxirë jetën

Sadik.Autor

Leave a Comment