Futboll Premier League

Griezman në Angli, aty ku nuk e priste askush

Raportohet se Manchester City ka pasur një kontakt me sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, rreth një kalimi të mundshëm të francezit në “Etihad Stadium”, në fund të sezonit. Griezmann ishte shumë pranë kalimit te Manchester United, gjatë verës së kaluar, por marrëveshja nuk u arriti sepse Atletico Madrid mori një “embargo” nga FIFA në merkato dhe u detyrua të mbante në skuadër francezin. Kjo “embargo” nuk ekziston më dhe Atletico realizoi blerjen e Diego Costa, duke i hapur rrugën largimit të Griezmann në qershor, ashtu si duket se kanë rënë dakord të dyja palët.

Shtypi francez shkroi në fillim të kësaj jave se Barcelona e kishte arritur marrëveshjen në parim me futbollistin dhe po bëhet gati të paguante 90 milionë euro te Atletico Madrid, por gazeta katalanase “Sport”, sot ka shkruar se Manchester City ka biseduar me futbollistin dhe ai do të ishte gati të vihej nën urdhrat e Pep Guardiola. Kësisoj, pas Manchester United dhe Barcelonës, duket se edhe City ka hyrë në garën për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit.

Related posts

Lukaku i jep frymëmarrje Mourinhos/ Watford “thyen” Tottenham me përmbysje

Isa.Autor

“NUK KEMI SHUMË KOHË PËR T’U PËRGATITUR PËR DERBIN”/ Conte: Moment i vështirë, do të ishte katastrofale nëse…

Delo.autor

PAS 19 MINUTASH LOJË/ Guardiola ka një gjeni, De Bruyne bën gjithçka vetë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment