Bundesliga Futboll Sport

“LEWANDOWSI GËNJESHTAR DHE SIMULUES”/ Karim Rekik reagon me nervozizëm, ja deklarata

Bayern fitoi 1-0 ndaj Hertha Berlin të shtunën, me golin e shënuar nga Javi Martinez në minutën e 62-të, por pas ndeshjes u fol gjatë sidomos për kartonin e kuq marrë nga Karim Rekik në minutën e 84-t.

Holandezi u rrëzua në një duel ajror me Robert Lewandowski-n dhe mori një goditje në fytyrë, ndaj u ngrit i nervozuar dhe e shtyu sulmuesin polak. Lewa u rrëzua duke mbajtur fytyrën me duar, ndërsa arbitri i ndeshjes i dha karton të kuq 24-vjeçarit të Hertha-s, i cili mori kartonin e parë të kuq në karrierë.

Episodi ngjalli debate më vonë, sepse Lewandowski deklaroi: “Ishte karton i kuq i pastër. Ai më kishte shumë pranë dhe më shtyu qëllimisht”.

Kjo deklaratë bëri që Rekik të reagonte me nervozizëm: “Jam shumë i zhgënjyer nga deklarata e tij. Ai është lojtar i madh, por në këtë rast po gënjen.

“Nuk ka arsye pse të mashtrojë. Do doja ta shihnim sërish së bashku atë skenë. Kur unë marr karton të kuq, shkoj në dhomat e zhveshjes dhe nuk flas. Nuk ka arsye pse ai të flasë ashtu”.

Rekik e akuzon Lewandowski-n edhe për simulim: “E kam parë dhjetë herë skenën. Për mendimin tim, ai më goditi qëllimisht në fytyrë. Më pas unë e shtyva lehtë dhe ai ra sikur ta kishte goditur Mike Tyson”.

Edhe trajneri i Hertha-s, Pal Dardai, i doli në mbrojtje futbollistit holandez, lojtar kyç në prapavijën e Hertha-s: “Për mendimin tim, Lewandowski shkaktoi faull i pari. Mund të jepej karton i verdhë për secilin dhe mbyllej aty”.

Frika e Hertha-s ishte se Rekik do të dënohej rëndë, por Komisioni i Disiplinës në Federatën Gjermane i ka dhënë një ndeshje pezullim dhe 15.000 euro gjobë, vendim i pranuar edhe nga klubi berlinez.

Related posts

E PAPRITUR/ Agjenti i HYSAJT: Kemi kontaktuar me NAPOLIN, ja çfarë kemi vendosur

Isa.Autor

Balotelli: Douglas Costa është fenomeni i vërtetë i Juventus

Sadik.Autor

DEBRECEN-KUKËSI/ “Verilindorët” vazhdojnë të rrezikojnë, rast i shkëlqyer për Rrocën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment