Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDALI ME GJYQTARIN NË LAÇ/ Ja penallita “fantazmë” e arbitrit Klajdi Kola kundër Partizanit (VIDEO)

Gabimet e gjyqtarëve duket se do të jenë një pjesë e pandashme e Kategorisë Superiore edhe këtë sezon duke qenë se javë pas jave ka pasur gabime nga më të ndryshmet.

Gabimi më i fundit ‘njerëzor’ ka ardhur në takimin e lujtur ë Laç, mes Laçit vendas dhe Partizanit.

Në minutën e 11 të takimit, Atanda ka pasur një kontakt me një nga futbollistët e Laçit, por kontakti ka ndodhur jashtë zone dhe në momentin që lojtari i Laçit ka hyrë në zonë, kontakti është ndërprerë, megjithatë lojtari i Laçit është rrëzuar.

Gjyqtari Klajdi Kola në fillim hezitoi të jepte penallti, por pas sinjalit që mori nga anësori, vendosi të akordonte penallti, ku në fakt vetëm gjyqtarët e kanë parë dhe askush tjetër jo.

Ndoshta rastësi, ndoshta gabim njerëzor por e sigurt është që gafat e gjyqtarëve por vazhdojnë të dëmtojnë Kategorinë Superiore.

Related posts

Xherdan Shaqiri merr Kosovën në “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

GJITHNJË “REBEL”/ Baloteli ikën pa lejen e klubit në Angli për…

F.autor

Gega i lumtur pas ndeshjes: Të gjithë bënë detyrat që kishim punuar, nga nesër mendojmë për derbin

Isa.Autor

Leave a Comment