Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ CHELSEAT/ Solskjaer: Sanchez është si shishe ketchupi, ku salca nuk…

Në konferencën për mediat para ndeshjes ndaj Chelseas,  e vlefshme për 1/8 e finales së FA Cup, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer foli ndër të tjera edhe për kilenin Alexis Sanchez dhe momentin e tij negativ.

“Sanchez është si një shishe ketchup-i, ku salca nuk zbret kurrë, por kur vjen në fund, atëherë del me tepricë. Besoj se është një futbollist i mirë, ka një talent të madh, por është e natyrshme se duhet të ndryshojë disa gjëra. Është tashmë 30 vjeç, por mund të vazhdojë të luajë për një kohë të gjatë në nivele të larta”, u shpreh tekniku norvegjez i Manchester United.

“Që nga koha kur kam ardhur këtu ka qenë më së shumti i dëmtuar, ndaj është e padrejtë që ta presësh menjëherë si protagonist. Jam i sigurtë se Alexis-in më të mirë do të shohim përpara përfundimit të këtij sezoni”, deklaroi trajneri Solskjaer.

Related posts

PA 7 TITULLARË,MUNGESAT I BËJNË FORMACIONET E GATUZOS/ Ja si do të rreshtohen kuqezinjtë (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BOLOGNAS/ Allegri: Për t’u përgatitur për kthimin, gjëja më…

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË UELLS-SHQIPËRI/ Mos e humbisni, ja momenti kur Edi Reja rrëzohet gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment