Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYJSE KAMPIONËSH/ Dyshja Higuain-Dybala mposhtin Atalantan dhe vazhdojnë kryesimin

Juventusi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Atalantën në transfertë, në ndeshjen  e vlefshme për xhiron e 13-të në Serinë A.

Në pjesën e parë vendasit ishin më kërkues, teksa kishin disa raste shënimi. Në minutën e 18’,  Barrou humbi një 11-metërsh për vendasit duke goditur traversën. Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, ndërsa e dyta nisi me të dyja skuadrat në kërkim të golit të avantazhit.

Ishte Atalanta që gjeti golin e parë, teksa në minutën e 56’ Gosens dërgoi në rrjetë me kokë një top të mbetur në zonë. Pas këtij goli bardhezinjtë u hodhën në sulm, dhe në minutën e 74’, Higuain shënoi golin e barazimit, pas një devijimi nga lojtarët kundërshtar. Ishte përsëri Higuain që shënoi në minutën e 82’, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij.

Pas kësaj Atalanta u hodh e gjitha në sulm duke lënë hapësira në paravijë. Pikërisht nga kjo përfitoi Juventusi, të cilët shënuan edhe golin e 3-të me Dibalën, pas një kundërsulmi. Pas kësaj ndeshje “Zonja e Vjetër” renditët në vendin e parë me 35 pikë, ndërsa Atalanta renditet në venin e 6-të me 22 pikë.

Related posts

PËRGATITJET PËR SFIDËN NDAJ KUKËSIT/ Trajneri serb i Slavias së Sofias dhuron spektakël në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

I MUNDI PARTIZANI/ PLAS TEK KUKËSI: Cungu e kritikon, Rexhinaldo reagon ashpër

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana, Nis pjesa e dytë e derbit kryeqytetas

Delo.autor

Leave a Comment