Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Kukësi: Pollozhani shënon super gol me roveshatë, gjyqtari e anulon. Shpërthejnë vlonjatët (VIDEO)

Po luhen në Vlorë sfida mes Flamurtarit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas barazimit, teksa do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat për vitin 2019.

Në 19 javë kampionat, Kukësi i Armando Cungut ka arritur të sigurojë 35 pikë, duke u renditur momentalisht në vendin e 3-të, ndërkohë që Flamurtari mban vendin e 6-të me 29 pikë. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

LIVE| FLAMURTARI-KUKËSI 1-2

Pollozhani 33′  / Ethemi 10′ , Rroca 35′ 

KOMENTI LIVE: 

55′ Një tjetër rast shënimi për Flamurtarin, por Musta nuk koordinohet siç duhet në momentet e fundit.

50′ Ribaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta të ashpra.

48′ Momente tensioni te vlonjatët. Pollozhani shënon një supergol me roveshatë, por gjyqtari e anulon për lojë të rrezikshme brenda zonës. Nuk pajtohen me vendimin lojtarët e Flamurtarit. Ndeshja ndërpritet për disa minuta.

47′ Kotobelli harkon një top të rrezikshëm nga këndi, largon në momentin e fundit Limaj.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

BILANCET E JAVËS SË 27/ Skënderbeu kap Tiranën! Partizani në krizë, Abilaliaj: Ndodhën shumë episode negative në fushë

F.autor

VAZHDON GARA LIVERPOOL-CITY NË VERË/ Klubet shfaqin interes për yllin francez…

Delo.autor

NË MERKATO NUK KA SIGURI/ Milani dhe Higuain i japin përgjigje “Bluve të Londrës”

Delo.autor

Leave a Comment