Futboll La Liga Sport

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Griezmann nuk përmbahet: Luajtëm skandal në mbrojtje dhe…

Barcelona humbi me rezultatin 3-2 ndaj Bilabos dhe humbi Superkupën e Spanjës. Antonie Griezmann realizoi dy gola në humbjen e ekipit të tij dhe pas disfatës foli hapur kundër mbrojtjes.

“Po përjetoj ndjesitë e atij që ka humbur. Jemi të zemëruar, të zhgënjyer, të lodhur dhe të mërzitur. Kur humbet një finale, këto janë gjërat që ndjen dhe përjeton. Luajtëm shumë keq në mbrojtje, edhe pse e dinim që skuadrat e Marcelinos janë të vështira për t’u sfiduar.

“E përsëris, ishim skandal në mbrojtje dhe detajet bënë diferencën në këtë përballje. Kur topi del jashtë ose kur është e nevojshme për të vrapuar, dikush duhet të ulërijë. Kartoni i kuq i Messit? Sinqerisht që nuk e pashë se çfarë ndodhi“, – tha sulmuesi francez.

Related posts

Skedina e ditës/ BEFASUESE, ja si del Gjermania sipas ekspertëve (FOTO)

Isa.Autor

Patrick Kluivert: Do të doja që djali im të luante me Barcelonën

Sadik.Autor

MILANI DREJT NJË EPOKE TË RE/ Elliott bie dakord për shitjen e klubit

Delo.autor

Leave a Comment