Futboll Premier League Sport

TRIUMFOI NDAJ WATFORDIT/ Klopp në kundërsulm: Na kritikojnë kot, nuk më bie “infarkt” nga…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ishte euforik pas triumfit të skuadrës së tij kundër Watford-it të mërkurën në mbrëmje, por në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka zbrazur dufin e akumuluar ditët e fundit, pas kritikave të marra për rezultatet (4 barazime në 5 ndeshjet e fundit) dhe lojën jo perfekte.

Sulmi i The Reds është dukur pa energji kohët e fundit, por ndaj Watford-it Sadio Mane shënoi 2 gola dhe Origi shtoi një tjetër, duke bërë që diskutimet për krizë sulmuese të mos kenë shumë vlerë.

“Nesër është ditë tjetër: duhet të merremi me gjithë problemet e vogla, por kundër Watford-it ishte një ndeshje fantastike futbolli dhe jam shumë i lumtur për djemtë, sepse e meritojnë. Mane ishte fantastik, luajti në mënyrë perfekte në një pozicion të ri. Salah ishte gjithashtu perfekt, ashtu si gjithë skuadra, edhe portieri e mbrojtja, që në ndeshje të tilla nuk përmenden shumë”, tha Klopp.

“Barazojmë kundër Bayern-it dhe kundër Manchester United, më pas të gjithë flasin, nuk e di për çfarë flasin realisht, për gjëra që nuk i kuptoj.

“Duhet gjithnjë reagim, por jo për gjërat që po flasim, kritikat nuk i kuptoj. Ne duam gjithmonë të luajmë si ndaj Watford-it, por nuk është e mundur ta bësh njësoj çdo ndeshje”.

Me 10 ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit, Liverpool mbetet një pikë përpara Manchester City-t, por Klopp mundohet të mos shohë renditjen: “Nuk mendoj se duhet të pyesni mua për garën për titull. Ne duhet vetëm të luajmë futboll dhe të fitojmë ndeshje, më pas të shohim.

“Nuk është se unë shkoj në dhomën e zhveshjes, dikush më thotë rezultatin e City-t dhe më bie infarkt. Është diçka normale, nëse je në krye të renditjes me shumë gjasa gjithë pretendentët për kreun fitojnë.

“Nuk mendoj për City-n, por natyrisht kjo është gara për titull që prisja”.

Related posts

Ylli i “BBC” sulmon Dybala: Fantastik, por i papërgjegjshëm

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Sllovenia pritëse ndaj Kombëtares, ja plani për miqësoren tjetër

Delo.autor

“LUFTA” PËR MBAPPE/ Liverpool dhe Reali i falen kontratës. Sulmuesi francez do të kushtojë vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment