Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ BOURNEMOUTHIT/ Guardiola parashikon surpriza: Do ketë gabime deri në…

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ishte mjaft i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në fitoren 1-0 ndaj West Ham-it të mërkurën në mbrëmje, edhe pse u desh një penallti e dyshimtë për të vendosur fatet e ndeshjes.

City ka fituar 16 nga 17 ndeshjet e fundit në fushën e vet, por nuk e pati të lehtë të gjente rrugën e rrjetës ndaj “Çekanëve” të drejtuar nga Manuel Pellegrini, i cili kthehej për herë të parë si kundërshtar në Etihad Stadium.

Sergio Aguero shënoi në minutën e 59-të dhe City mbetet një pikë pas Liverpool-it kryesues, ndërsa Guardiola pas ndeshjes lavdëroi skuadrën e tij.

“Kundërshtari na e bëri shumë të vështirë të merrnim 3 pikët, por luajtëm jashtëzakonisht mirë. Krijuam shumë raste, ndaj është e pabesueshme të shohësh që kemi shënuar vetëm një gol. Në raste të tilla, në fund mund të kesh ndonjë surprizë të hidhur, gjithçka mund të ndodhë.

“Në 5 minutat e para mund të kishim shënuar 2 gola, por sa më shumë kohë kalon pa shënuar, aq më i paduruar bëhesh, ndaj jam i kënaqur me sjelljen e skuadrës. Pas 120 minutave ndaj Chelsea-t, lojtarët treguan shpirt të pabesueshëm dhe luajtën shumë mirë”.

Guardiola sheh një fundsezoni spektakolar dhe plot surpriza: “Tani vijnë 10 ndeshjet e fundit. Nuk janë të ndonjë rëndësie të jashtëzakonshme, kemi ende shumë për të luajtur edhe në Champions e kupë.

“Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, kalendari është shumë i ngjeshur. E pranojmë këtë sfidë dhe është e rëndësishme të jemi në garë për titull deri në fund, duke u konfirmuar pas titullit të sezonit të shkuar.

“E dinim dhe e dimë që Liverpool është një skuadër fantastike, e aftë të fitojë titullin. Tani jemi shkëputur nga ndjekësit, është e qartë që vetëm 2 ekipe janë në garë për titull, por shumë gjëra do të ndodhin.

“Mendoj se ne do të humbasim pikë rrugës, edhe Liverpool po ashtu. Të shohim, do të jetë një fundsezoni spektakolar, por nuk bëjmë asnjë llogari. Finalja jonë është Bournemouth”.

Related posts

DUHET KLAS JO AMATORIZËM/ Shikoni “Panenkën” më të SHPIFUR në HISTORINË e futbollit (VIDEO)

Isa.Autor

DALIN PAMJET/ Ndërhyrje horror e lojtarit të Sevillës ndaj 18-vjeçarit të Liverpoolit

F.autor

“NJË VENDIM I VËSHTIRË”/ Sulmuesi Werner: Isha mes Liverpool dhe Chelsea, ja pse zgjodha ekipin londinez

Delo.autor

Leave a Comment