Basketball Sport

NBA/ Giannis nuk mjafton, Spurs leksion Bucks, Denver “fluturon” me Jokic

Skuadra e San Antonio ka triumfuar 126-104 ndaj Milwaukee, një rezultat disi surprizë, teksa është ndalur ekipi më i mirë në NBA. Spursat e dominuan ndeshjen dhe e merituan fitoren, me DeRozan që realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 21 pikë. Për Bucks u dallua Antetokounmpo, që realizoi 24 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe ekipi i Sacramento, që mposhti 111-98 nënkampionët e Golden State, me Hield dhe Fox që realizuan nga 21 pikë secili.

Denver vijon të qëndrojë në grupin e ekipeve elitë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar 123-115 ndaj Atlanta. Ndeshje e jashtëzakonshme për Nikola Jokic, që realizoi 47 pikë, i papërmbajtshëm në parket. Ekipi i Dallas, falë një “triple double” të Luka Doncic (38 pikë, 11 rebound e 10 asist), mposhti 118-110 Chicago. Fitore të vështirë korri skuadra e Washington, që mundi 99-94 Boston (Smith 27 pikë), ndërsa Philadelphia triumfoi 120-113 ndaj Oklahoma (Richardson 23 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Indiana, 104-115

Orlando – Brooklyn, 101-89

Philadelphia – Oklahoma, 120-113

Washington – Boston, 99-94

Atlanta – Denver, 115-123

New Orleans – Utah Jazz, 126-128

Dallas – Chicago, 118-110

San Antonio – Milwaukee, 126-104

Sacramento – Golden State, 111-98

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Zhbllokohet super sfida në Milano, Interin e ndëshkon Malkolm (VIDEO)

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Habit Hamilton: NUK do të merrem më me SPORT dhe me FORMULA1

Isa.Autor

“PARASHIKOI” KUNDËRSHTARIN NË SERIE A/ Pirlo: Nuk e analizoj kalendarin, pres një sezon të vështirë

Delo.autor

Leave a Comment