Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Romakët” marrin tre pikë dhe i afrohet Milanit në renditje

Roma ka mposhtur Bologna-n me rezultatin 2-1 dhe ka regjistruar fitoren e dytë radhazi.

Skuadra e Di Francesco-s mesa duket e ka kaluar momentin e keq të disa javëve më parë dhe ka gjetur vazhdimësinë.

Aktualisht Ujqërit ndodhen në vend të 5-të të renditjes së Serie A, vetëm një pikë mbrapa një vendi që do t’u siguronte pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ishte Kolarov ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Mbrojtësi ka shënuar 7 gola këtë sezon në Serie A, më tepër se çdo mbrojtës tjetër në pesë kampionatet kryesore evropiane.

Fazio dyfishoi rezultatin pak më pas teksa Sansone i dha shpresë vizitorëve në minutat e fundit të takimit.

Gjithsesi, Roma e ruajti rezultatin duke marrë tre pikë tepër të rëndësishme.

Related posts

SUPER Ibrahimi ngre peshë tetovarët, Shkëndija në avantazh ndaj Sherif Tiraspolit (VIDEO)

Isa.Autor

Leicester refuzon të shesë Maguire, Manchester United synon mbrojtësin e Barcelonës

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ HOLANDËS/ Legjenda Kahn lartëson Neuerin dhe ka një mesazh kërcënues për…

Delo.autor

Leave a Comment