Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Vllaznia nis operacionin “fshesa”, piketon lojtarët që mund të huazohen

Merkatoja e dimrit ka ardhur dhe skuadrat e Superiores po përgatiten të afrojnë lojtarë cilësorë me qëllim që të përforcojnë organikën. Vllaznia përveç prurjeve, po mendohet dhe të huazojë lojtarë.

Një nga lojtarët që u përfol që do të largohet nga Vllaznia, braziliani Kaina, me sa mësohet do të jetë thjesht një lojtar i huazuar. Sulmuesi brazilian, Kaina Nunjes, pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Vllaznisë.

Nunjes nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon te shkodranët, por në ndeshjen e vetme që është aktivizuar ka arritur që të shënojë ndaj Laçit, që pas katër apo pesë minutash aktivizim i dha golin e 5-të Vllaznisë në atë takim.

Ai flitet se do të veshë fanellën e Kastriotit në Superiore, por kjo mbetet për t’u parë. Kaina, më parë ka luajtur edhe për Besën në Kategorinë e Parë, ku në 15 ndeshje ka shënuar 7 gola.

Mesfushori Uheid Hoxha është një tjetër lojtar që mund të huazohet nga Vllaznia. Një alternativë mbetet kalimi te skuadra e Tërbunit që drejtohet nga shkodrani Elvin Beqiri, mirëpo kjo nuk shikohet si e mundshme nga vetë lojtari.

Ai ka edhe 6 muaj kontratë me Vllazninë dhe duke qenë se ka shumë pak hapësira në skuadër, po mendon largimin prej radhëve të saj. Kuptohet që në pozitat ku ndodhet, nuk preferon një huazim nga ana e klubit, por më shumë mundësi do të bisedojë për të gjetur gjuhën e kompromisit për ndërprerjen e saj.

Mësohet se ai është duke shikuar pista të tjera të mundshme për vazhdimin e karrierës së tij.

Related posts

United-Chelsea/ “Blutë” kanë fituar 3 nga 4 të fundit ndaj “Djajve”

Q.Autor

NUK I THONË KOT “LORD”/ Nicklas Bendtner lë nam në stërvitje duke goditur… (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës, De Ligt zbulon të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment