Futboll Premier League Sport

UDHËHEQËSI I “DJAJVE TË KUQ”/ Përzgjidhet trajneri më i mirë në Premier, ja vlerësimi që merr Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer është përzgjedhur si trajneri më i mirë i Premier League për muajin janar. Udhëheqësi i Manchester United mori tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e kampionatit anglez për muajin e parë të këtij viti. Në total, që kur erdhi në “Old Trafford” si trajneri, Solskjaer ka grumbulluar nëntë dhe një barazim në 10 ndeshje, që nga shkarkimi i Jose Mourinhos në nëntor 2018.

Norvegjezi bëhet trajneri i parë i “Djajve të Kuq”, që nga Sir Alex Ferguson, që e fiton këtë çmim. Kjo do të thotë se kemi qenë ekipi i muajit, si stafi, ashtu edhe lojtarët, kështu që kemi bërë mirë, – tha ai. – Ne duam të fitojmë ndeshje, të ngjitemi në klasifikim dhe ky është vetëm fillimi.

E njihja mirë kulturën e klubit, potencialin e lojtarëve dhe kjo më ka ndihmuar për të qenë të suksesshëm. Unë kam edhe dy ndihmës fantastikë, duhet të them, Kieran McKenna dhe Michael Carrick. Ata janë të shkëlqyeshëm.

Ju nuk mund të jeni një udhëheqës, apo trajner i mirë pa lojtarë të mirë. Nuk mund të merrni rezultate pozitive pa lojtarët, kështu që, në fund të fundit, gjithçka varet nga mënyra se si ata përgjigjen në fushë. Deri tani kanë qenë fantastikë, kështu që të gjitha meritat janë të tyret“.

Në konferencën e tij për shtyp, më herët, të enjten, Solskjaer zbuloi se kishte zhvilluar bisedime me Ed Woodward për të ardhmen, pavarësisht se ka emërim fillestar prej kujdestari deri në fund të sezonit: Kam një pasqyrë, ku duhet të shihet Manchester United për disa vite. Ia kam bërë me dije projektin Edit (Woodward, zëvendëspresidentit) dhe klubit.

Çdo ditë ndjej se e ndihmoj klubin duke vënë vulën time në të, por vendimet ndonjëherë, për të ardhmen e lojtarëve, nuk janë thjesht të miat. Sidoqoftë, kemi një vizion dhe një pamje të asaj, se si duam të veprojmë në disa vite, kështu që duhet të mendojmë në plan afatgjatë dhe afatshkurtër“. 

Related posts

SHIFRA TË ÇMENDURA/ 241,5 milionë euro për 7 blerje, por Chelsea është një zhgënjim total

F.autor

SHËNOI KUNDËR FROSINONES PAS 564 MINUTASH/ “Bomberi” Piatek luan sfidën e fundit për rekordin historik

Delo.autor

SHKRUAN HISTORINË NË UFC/ Amanda Nunes mund brutalisht Cyborgun brenda 50 sekondave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment