Futboll Premier League Sport

PSE NUMRIN 26? Ish-kapiteni i Chelseat zbulon arsyen, ja si e fundos tifozin me përgjigjen… (FOTO)

Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve në futboll. Gjithsesi, një gjë ka mbetur konstante, dhe mund të duket banale, por fakti se fanellat e lojtarëve kanë numra është një detaj shumë, shumë i rëndësishëm. Sigurisht, në futbollin e së kaluarës, numrat e fanellave shpërndaheshin para ndeshjeve në bazë të rolit, por me kalimin e viteve kanë filluar të zgjidhen nga lojtarët. Dhe zgjedhjet e çuditshme nuk kanë munguar.

Shpesh pyesim veten pse një lojtar fiksohet me një numër dhe nuk ka dëshirë ta ndryshojë gjatë gjithë karrierës së tij. John Terry, për shembull, ka zbuluar arsyen pse ka mbajtur gjithmonë atë numër, tashmë legjendar, mbrapa krahëve. Me një postim të bërë në Instagram, ish-kapiteni i Chelsea-t i ka kthyer përgjigje tifozëve që e kanë pyetur në lidhje me zgjedhjen e tij.

“Kur jam bërë pjesë e ekipit të parë të Chelsea-t, ai ka qenë numri im. Kam parë disa tifozë që kanë veshur fanellën me emrin tim dhe atë numër. Nuk doja që të shpenzonin para të tjera për një fanellë tjetër”, ka qenë shpjegimi i Terry. Një gjest për t’u vlerësuar nga ana e ish-mbrojtësit, i cili nuk është treguar po aq i këndshëm me një tifoz, i cili nuk i ka bërë asnjë pyetje, por e ka provokuar me mesazhin: “Tottenham përgjithmonë!”.

Terry i është përgjigjur edhe atij, duke e fundosur. Nuk ka përdorur fjalët për ta bërë një gjë të tillë, por dy emoji: një trofe dhe një palë sy, për të treguar se nga anët e “Spurs” ka shumë vite që nuk shohin një trofe.

View this post on Instagram

📌| @johnterry.26 your place is always here 👉💙.True Legend, 😢We miss you always. . 📌| کاپیتان جی تی در سوالی که یکی از هوادارا ازش پرسید چنین جواب داد. . ❓| چرا شماره ی 26 رو انتخاب کردی؟ . 💬| "وقتی من به تیم اول چلسی رسیدم،بیست و شش شماره ی من بود و دیدم که تعدادی از هوادارا کیت چلسی با شماره و اسم من را داشتند.من نمیخواستم آنها هزینه ای بابت خرید یک پیراهن دیگر پرداخت کنند." . . #chelsea_familyfc #chelseafans #chelseafc #chelsea_family #premierleague#ktbffh #ktbffh💙 #blueisthecolor #captainleaderlegend #jt26 #johnterry #terry #stamfordbridge #captain

A post shared by Chelsea_family/خانواده ی چلسی (@chelsea_familyfc) on

Related posts

KUKËSI-LAÇI/ Fantastik Nuabueze, përfiton nga përgjumja në mbrojtje dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 16-TË NË SUPERIORE/ Partizani konfirmohet ndjekësi i Vllaznisë. Tirana humbet terren, ja renditja…

Delo.autor

Julian Green shënon golin e parë ndaj Francës

Sadik.Autor

Leave a Comment