Futboll

VENDOS PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Hazard: Sarri është një plakush, i pëlqen të…

Eden Hazard ka bërë të ditur në ditët e kaluara se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe se do ta zbulojë shumë shpejt. Për të ka një interesim të madh të Real Madrid dhe lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur me “Los Blancos”.

Gjithsesi, deklaratat e fundit bien në kontrast me këtë dëshirë. Mes tij dhe Sarri-t duket se është kthyer paqja. Në prag të sfidës me Manchester Cityn, fantazisti i Chelseat ka folur për marrëdhënien me teknikun italian. Ai ka thënë se:

“Është një plakush, por e shikojmë futbollin në të njëjtën mënyrë. Jemi shumë të lirë në lëvizjet tona kur kemi topin, jo vetëm unë, por edhe Willian ose Pedro”.

“Trajnerit tonë i pëlqen të ketë kontrollin e topit dhe të përdorë shumë statistikat: zotërimi, gjuajtjet, rastet për gol. Në të kaluarën kemi luajtur më shumë në kundërsulm”.

“Sarri është ndryshe nga Conte dhe Mourinho. E kuptoj se tifozët duan që ne të sulmojmë gjithmonë, por mbajtja e topit është pjesë e futbollit. Jemi akoma duke mësuar konceptet e tij. Më pëlqen ky stil loje”.

Related posts

Mbrojtësi i AC Milan Cristian Zapata dhe Juan Cuadrado do të jenë pjesë e 23 lojtarëve kolumbianë RUSI 2018

Sadik.Autor

Kristal Abazaj nën “lupën” e belgëve, ja çfarë ndodhi sot?

Sadik.Autor

“REFUZOI BARCELONA-N, INTER DHE REAL-IN”/ Agjenti i talentit të ri europian shtang: E ardhmja e tij do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment