Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NATIONS LEAGUE/ UEFA zhduk “garancinë” se Shqipëria se do jetë në play-off të “Euro 2024”

Nëse gjendesh në Ligën A ose B të Ligës së Kombeve, pavarësisht renditjes, ke të sigurt thuajse matematikisht pjesëmarrjen në play-off të Kampionatit Europian. Kjo ishte formula matematikore të cilës i besuan shumë skuadra të cilat kishin bërë mirë llogaritë e tyre në fillimin e edicionit të parë të këtij turneu që garantoi biletat për Euro 2020. Por tashmë kjo garanci nuk ekziston më, për fatin e keq të Shqipërisë.

Dy vite më parë, UEFA ndryshoi formulën e turneut dhe tashmë ka pasiguri mbi mënyrën se si do të organizojë kualifikueset e Euro 2024 e për më tepër play-off. Ndryshimi i Ligës A duke kaluar në 4 skuadra për grup dhe reduktimi i Ligës D me vetëm 2 grupe, ka bërë që të mos ketë një formulë fikse që përcakton se si turneu i ndërtuar si “rrugë alternative” për Europianin, do të ndikojë në garën drejt aktivitetit që zhvillohet në Gjermani.

Edhe pse u hodh shorti i Ligës së Kombeve, UEFA ka bërë të ditur se nuk ka përcaktuar ende formulën e saktë se si do të ndikojë në kualifikueset e Europianit, por ka bërë të ditur se ajo do të miratohet nga Komiteti Ekzekutiv i saj deri në qershorin e vitit 2022, kur nisin ndeshjet

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ Operohet Cancelo, Allegri humb edhe një tjetër anësor

Isa.Autor

“INTER ËSHTË NË RRUGËN E DUHUR”/ Trajneri Conte konfirmon mungesën e madhe ndaj Torinos

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË ITALISË/ Flet Gattuso: Juventus të bën me dhimbje koke!

Delo.autor

Leave a Comment