Futboll La Liga Sport

“SHËNJESTRON” YLLIN E ATLETICOS/ “Katalanasit” gati paguajnë 110 milionë për mesfushorin…

Barcelona ka futur në “shënjestër” një lojtar të Atletico Madrid. Fjala është për Saul Niguez. Sipas “Tuttosport”, e cila iu referohet burimeve spanjolle, Blaugranët janë gati të paguajnë 110 milionë euro për mesfushorin. Në të vërtetë, interesi i kampionëve të La Liga-s në fuqi nuk ka lindur tani.

Klubi katalanas e kishte fokusuar mesfushorin spanjoll që dy vite më parë, por “Colchoneros” e bindën atë të qëndrojë, duke ia zgjatur kontratën deri në vitin 2026. Po ashtu, ia rritën klauzolën e lirimit nga 80 milionë në 150 milionë euro. Saul, nëse operacioni i planifikuar do të rezultonte i suksesshëm, do të forconte mesfushën e ekipit të Ernesto Valverde.

Në fakt, kjo zonë e fushës do të mbipopullohej disi vitin e ardhshëm, sepse do të mbërrijë në “Camp Nou” edhe Frenkie De Jong, i blerë tashmë nga Ajax për shifrën e madhe të 86 milionë eurove (75 milionë fikse dhe 11 të tjera të lidhura me bonuse të ndryshme). Me zërat e merkatos, që Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona, Blaugranët me De Jong dhe Saul do të kenë dy alternativa primare, të gatshme për të dhënë kontributin e tyre në ekip.

Po ashtu, futbollistin në fjalë e pëlqen shumë edhe Chelsea. Klubi nga Londra është gati të paguajë klauzolën e lirimit të 24-vjeçarit dhe ta marrë në “Stamford Bridge”. Megjithatë, vendimi i FIFA-s, që ka bllokuar operacionet e merkatos së “Blues”, e ndryshon skenarin, duke u larguar, në fakt, klubin e Abramovich nga gara për talentin e Atletico Madridit, të paktën merkaton e ardhshme.

Qëllimi i lojtari do të jetë qëndrimi nën urdhrat e Diego Simeone, por rinovimi i Griezmann (23 milionë euro neto në vit) e ka mërzitur Saul, ashtu si shokët e tij, që shohin diferencë të madhe në pagë mes kampionit të botës dhe pjesës tjetër të ekipit. Në rast të lamtumirës, lojtari do të dëshironte një qëndrim në La Liga dhe Barcelona do të ishte e gatshme ta merrte në “Camp Nou”. Saul ka kontribuar me 2 gola dhe një asist në 21 ndeshje të La Liga-s me Atletico Madrid, këtë sezon.

Related posts

Nis shpërbërja e Skënderbeut, Kukësi prenoton dy mesfushorë

Sadik.Autor

PLAS SHERRI TEK FLAMURTARI/ Pa nisur aventurën, Klubi përjashton sulmuesin Sallaku. Ja shkaku…

Delo.autor

Chelsea dyfishon shifrat, ​dopietë për Hazard (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment