Futboll Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja çfarë ndodhi pak minuta para firmës së De Jong

Premtues dhe i guximshëm. Frenkie de Jong ka parë Barcelona-n në horizont në merkaton e janarit dhe ka vendosur ta bëjë të tijën me çdo kusht. Mesfushori i Ajax-it ka zgjedhur Leo Messi-n para Kylian Mbappe. Siç ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, PSG e ka bombarduar holandezin me telefonata pak orë para se të nënshkruante me katalanasit. Në fund, askush nuk ka arritur t’ia ndryshojë mendjen dhe ta largonte nga ëndrra e tij e fëmijërisë.

De Jong ka zgjedhur Barçën 21 janarin e kaluar dhe nga sezoni i ardhshëm do të ketë nderin të mbajë të njëjtën fanellë që është mbajtur nga Xavi dhe Iniesta, ashtu si edhe nga idhulli i tij, Messi. Nuk kanë shërbyer për asgjë sulmet e PSG-së, që ka provuar deri në minutën e fundit ta bindte lojtarin. Sipas “Mundo Deportivo”, menaxheri i futbollistit, Ali Dursun, ka marrë nga klubi francez edhe një çek të bardhë, që është refuzuar nga lojtari.

Në minutat para se të nënshkruante me Barcelona-n, përfaqësuesi i yllit holandez është bombarduar nga telefonatat (plot shtatë) e PSG-së, të cilat kanë mbetur pa përgjigje. Një goditje e rëndë për drejtuesit e Parisit, që shpresonin t’i vidhnin rivalëve një lojtar që pritet të bëjë diferencën në futbollin ndërkombëtar. Për të interesohej edhe Manchester City i Pep Guardiola-s, por De Jong ka zgjedhur Barçën. A ka qenë kjo zgjedhja më e mirë? Fusha do ta tregojë, por sigurisht ka qenë një zgjedhje e bërë me zemër.

Related posts

SË BASHKU ME MIANIN DHE JUVENTUSIN/ Napoli shkruan historinë në Champions, bëhet ekipi i tretë italian që…

F.autor

NDIZET SUPERSFIDA/ Tifozët e PARTIZANIT “provokojnë” durrsakët: 3 muaj GANGO, 9 muaj l**go

Isa.Autor

FLASH MERKATO/ 1 miliard euro klauzolë, Reali blindon Vinicius Jr. PSG lirohet nga Galtier

F.autor

Leave a Comment