Futboll Seria A Sport

PAS FUNDIT TË HIDHUR TË SEZONIT/ Allegri i jep lamtumirën Juventus: Largohem pa pengje…

Juventusi u mund 2-0 nga Sampdoria në ndeshjen e fundit të sezonit, që ishte njëkohësisht e fundit për Masimilliano Allegrin në stolin bardhezi, por ky i fundit nuk është mërzitur nga disfata.

“Ishim me pushime prej një muaji, ndeshja e fundit nuk ishte aspak keq. Quagiarela i meritoi gjithë brohoritjet. Jam i kënaqur që kam bërë të debutojnë 5 lojtarë nga të rinjtë, ndonjë prej tyre do të ketë karrierë të bukur, theksoi Allegri.

Natyrisht, më e rëndësishme në këtë moment është e ardhmja dhe Allegri lë gjithçka mbuluar me mister, edhe pse ndoshta është i sinqertë, kur thotë që mund të ndalet një vit.

“E ardhmja? Duhet të zgjedh një vend ku të zbavitem dhe të marr rezultate të rëndësishme. Largohem pa pengje, bëra maksimumin dhe i falënderoj të gjithë. Lë një Juventus që ka shanse të mëdha të fitojë titullin e nëntë rresht”, deklaroi tekniku që sot drejtoi për herë të fundit bardhezinjtë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Shmangia e krizës për shkak të COVID-19, lojtarët e Barcelonës bëjnë veprimin e madh

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Tirana: Verilindorët kalojnë në avntazh me sulmuesin Reginaldo

Isa.Autor

PAGAT E PRAPAMBETURA/ Disiplina dënon Tiranën dhe Skënderbeun me bllokim të merkatos në 3 sesione! Paralajmërohet Dinamo

F.autor

Leave a Comment