Futboll Sport

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Futbollisti kishte një aferë të fshehtë, zbulohet lidhja e tij (FOTO)

Futbollisti Emiliano Salo, që humbi jetën në një aksident ajror misterioz, ka pasur një lidhje të fshehtë me një basketbolliste braziliane, të quajtur Luiza Ungerer.

Kështu të paktën pretendon 31-vjeçarja.

Ajo thotë se është takuar me Sala gjatë kohës që ai luante në Francë, pasi edhe ajo jeton në Francë, dhe kanë filluar të shkëmbenin mesazhe me njëri-tjetrin që në 2017-n, kur sulmuesi argjentinas ishte i lidhur.

31-vjeçarka ka thënë për mediat braziliane, se e ka takuar për herë të fundit Emilianon në ditëlindjen e saj më 14 janar, një javë para se të rrëzohej avioni.

Menjëherë sapo doli lajmi se trupi i 28-vjeçarit u gjet, ajo shkruante në rrjetet sociale.

“Siç më thoje gjithmonë ti mua: Faleminderit që je kështu si je. Do të të thua sa të kem jetën!”

Ndërsa duke folur për “Globo”, Luiza shprehet:

“Më thase do nisej për Cardiff, se e kishte firmosur marrëveshjen.

Më bënte të lumtur sepse vetë ishte një njeri shumë pozitiv dhe i lumtur.

Unë mezi prisja që ai të kthehej në Francë e të takoheshim.

Shumë njerëz më kanë pyetur për aksidentin dhe ka qenë një kohë e vështirë për mua.

Emiliano kishte një zemër shumë të pastër, ishte pak naiv, por kurrë me qëllime të këqija.

Tani do përpiqem të jetoj për veten dhe për të. Kjo është ajo që dëshiron edhe ai”.

Related posts

Eliminoi Zvicrën, mesfushori i Suedisë habit mes lotëve: Nuk e di nëse e merituam

Isa.Autor

TURPI NUK NJEH KUFIJ/ Shikoni veprimin e fundit nga klubi i Barcelonës. Paguan… (FOTO)

Delo.autor

PORTUGALI-GJERMANI/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment