Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Trajneri Michal Probierz: Mund të bëhet ylli i i Real Madridit, në janar bënë…

E thërrasin “Robocop”, por edhe “Pistolero”. Për të, nuk ka diferencë, rëndësi ka ta dërgojë topin në rrjetë. Ai që e njeh më mirë është trajneri që e ka stërvitur përpara se Europa dhe bota ta njihte… Michal Probierz stërvit Cracovian, por e di mjaft mirë se ccfarë sulmuesi është Krys Piatek… “Nuk jam aspak i habitur, sepse e njoh shumë mirë dhe e di që ka gjithccka duhet për të qenë sulmues i shkëlqyer. Përdor të dy këmbët, sensacional në goditje me kokë dhe di ta mbajë topin. Shpesh i mjafton gjysmë rasti për të shënuar. i përgatitur taktikisht dhe teknikisht. Vecc kësaj, është maniak në punë.

Nuk lodhet se përmirësuari dhe punuari, deri sa të arrijë perfeksionin. Top klubet janë vendi i tij. Mua nuk më habiti me golat te Genoa, për të nuk ka ndryshim. Jam i bindur se do ta rikthejë Milanin në Champions”, u shpreh trajneri polak.

Por, ai zbulon edhe një prapaskenë dhe, sidomos, frikëson tifozët e Milanit. “Në të ardhmen, mund të bëhet një yll i Real Madridit. Pse ata? Sepse drejtuesit e tyre provuan ta merrnin por jo aq sa Milani. Në janar bënë një gabim të madh dhe tani po kuptojnë”.

Piatek, deri tani, ka realizuar 15 gola në Serie A, 23 në total, në 24 ndeshje të zhvilluara mes Genoas dhe Milanit në të gjitha kompeticionet.

Related posts

E BUJSHME/ 100 milionë euro, gjiganti europian do të tentojë në janar yllin e Juventusit

F.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë e Champions League, rezultat surprizë në “San Siro”

Isa.Autor

(FOTO) Milan harron Genoven dhe nis pregatitjen kundër Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment