Champions League Futboll Sport

A E PA GJYQTARI NË VAR KËTO PAMJE? Guardiola do tërbohet nga goli i Llorentes (VIDEO)

Manchester City u eliminua nga Tottenhami me rezultatin e përgjithshëm 4-4, por që “Gjelat” kalojnë më tej me diferencë golash në fushën kundërshtare.

Gjithsesi skuadra e Pep Guardiolës e ka pësuar rëndë nga episodet e dyshimta, ashtu siç ishte edhe goli i tretë i shënuar nga Tottenhami, me autor Llorente.

Edhe pse gjyqtari Cuneyt Çakër, e kontrolloi në disa kënde këtë moment në pamjet që iu serviren nga VAR, nuk arriti që të kishte një pamje të qartë që të përcaktonte përfundimisht se sulmuesi e preku topin me dorë para se të shkonte në rrjetë.

Një kënd i ri i pamjeve nga prapa portës ka nxjerr në pah qartë se topi e godet fillimisht në krah Llorenten dhe më pas devijohet për të shkuar në rrjetë.

Shiheni videon e mëposhtme dhe gjykojeni vetë nëse ishte gol i rregullt apo jo.

Related posts

PANUCCI TEK ROMA? Flet Duka: Me seriozitetin që ka besoj se…

Delo.autor

Finalja e mbijetesës, lajme të mira para ndeshjes Teuta-Kamza

Sadik.Autor

Betis – Real Madrid, startojnë Asensio, Kovacic e Bale

Q.Autor

Leave a Comment