Futboll Seria A Sport

ZEMËRIMI I BARAZIMIT NË FIRENCE/ Interi ka 180 milionë arsye për të buzëqeshur, ja statistikat

Zemërimi pas asaj që ndodhi Firence është akoma i madh, por Inter mund të buzëqeshë, të paktën në aspektin financiar. Rezultatet e semestrit të fundit të 2018-ës kanë qenë më shumë se pozitive.

Lajmet e mira për Suning kanë të bëjnë me rritjen e të ardhurave me 64,4 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-ës. Një e dhënë kjo që është e lidhur me pjesëmarrjen në fazën me grupe të Champions League.

Në të njëjtën periudhë në 2017ën, të ardhurat nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s kanë qenë 539 mijë euro. Në total, Inter ka fituar 180.1 milionë euro nga marketingu dhe të drejtat televizive, me një rritje +55,7%.

Në rritje edhe të ardhurat nga sponsorët: 60,7 milionë euro, më shumë se 40 prej të cilëve janë përftuar nga marrëveshjet me marka aziatike.

Related posts

SHERRI MES “PLESHTIT” DHE ABIDAL/ Pique: S’është momenti t’i nxjerrim të palarat

Delo.autor

REALIZOI GOL NGA 45 METRA NDAJ SKOCISË/ “Heroi” Schick: Gjatë gjithë ndeshjes pashë lëvizjet e portierit dhe…

Delo.autor

ZGJEDHJE E VËSHTIRË/ Dembele paguan shokun e ngushtë 15 mijë euro në muaj për të…

Isa.Autor

Leave a Comment