Futboll Premier League Sport

4 MUAJ TRAJNER VETËM 3 FITORE/ Humbja ndaj Southampton, Ish-kampioni i Anglisë drejt shkarkimit

Claudio Ranieri është thirrur për bisedime këtë mëngjes, nga drejtuesit e Fulham dhe pritet të shkarkohet pas më pak se katër muajsh trajner në këtë klub anglez. Kështu bën me dije “The Sun”.

67-vjeçari italian ka fituar vetëm tri ndeshje, që nga marrja në dorëzim të skuadrës së Premier League nga Slavisa Jokanovic në nëntor. Fulham në fakt është përkeqësuar që nga emërimi i tij, ndërsa humbja e mbrëmshme 2-0 me rivalët për mbijetesë të Southampton duket se e ka sosur durimin e presidentit Shahid Khan.

Kjo ishte humbja e dhjetë e klubit të Londrës nën drejtimin e Ranierit në 16 ndeshje (me italianin në stol). Tani, Fulham e sheh veten në vendin e parafundit, në rrugën drejt largimit nga Premier League. Pas ndeshjes së të mërkurës, vetë Ranieri u shfaq i dorëzuar në fatin e tij. Kur u pyet nëse e dinte të ardhmen e tij si trajner, ish-kampioni i Anglisë me Leicester City tha: “Këtë nuk e vendos unë, pyesni pronarin e klubit”.

Fitorja e tij e vetme në vitin 2019 ishte ajo kundër Brighton, 4-2, në “Craven Cottage”, në fund të janarit. Me pak më shumë se dy muaj të mbetur nga sezoni dhe me largimin nga Premier League, tani pothuajse një formalitet, klubi ka të ngjarë të emërojë një trajner të ri të përhershëm. Në vend të italianit mund të kthehet Scott Parker.

Related posts

E ARDHMJA E STOLIT TË INTERIT NË DILEMË/ Conte nis negocimin me rivalët e Serisë A…

Delo.autor

Nga Mbappe te Giroud, personazhet e Francës kampione e botës

Isa.Autor

5 VITE MË PARË GJENIU I GODITJEVE TË DËNIMIT ZBARKOI NË PREMIER/ Shikoni momentet dhe golat më të bukur të yllit francez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment