Gossip

“JETON ME NJË MILIONER,NA SILL TË PAKTËN 1000 EURO”/ Tezja akuzon Xheorxhinën

Xheorxhina Rodrigez, e dashura e Kristiano Ronaldos, shihet si perfekte nga media, por tezja e saj zbulon se jo gjithçka është ashtu siç duket, ajo e quan mbesën e saj faqezezë dhe e argumenton:

“Ajo duhet të kishte telefonuar xhaxhanë e saj kur e njoftuam se i kishin mbetur edhe disa ditë jetë ose të kishte prerë një biletë që të paktën ta shihte para se të vdiste, meqë e konsideronte si baba…”

Sipas tezes së saj, modelja e re e lindur në “Buenos Aires” nuk i është përgjigjur në telefon familjarëve të saj dhe nuk u shqetësua as kur i ati vdiq.

Familja është zemëruar se ajo ishte e paralajmëruar për vdekjen e tij. Në një program televiziv, tezja e Xheorxhinës shpjegoi se mosmarrëveshjet filluan kur ajo u bë e dashura e Ronaldos: “Ti je me një futbollist milioner. Le të shohim nëse do na dërgosh qoftë edhe 1000 euro”.

Kjo ka qenë fjalia që ka ndarë tezen dhe mbesën, që atëherë ajo nuk ka marrë më në telefon. I ati i modeles vdiq më 31 janar pas një sëmundjeje dy vite e gjysmë.

Kjo ishte edhe arsyeja pse e fejuara e Ronaldos fluturoi në Argjentinë për të qenë pranë familjes në një moment të tillë.

 

Related posts

Lilian Leite, braziliania seksi që po çmend italianët

Sadik.Autor

U BË PRIND PËR HERË TË PARË/ Granit Xhaka tregon si ka ndryshuar jeta e tij (FOTO)

Delo.autor

TOPLESS NË PLAZH ME TË “MËDHAJA”/ Futbollistja shqiptare: Ju tregoj dy lojtarët më seksi te Kombëtarja, kam marrë 500 euro për…

Delo.autor

Leave a Comment