Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Nantes hedh në gjyq klubin anglez për futbollistin

Sulmuesi argjentinas la Nantes për tu transferuar drejt Cardiff City-t për shifrën e 15 milionë eurove, por rruga drejt Britanisë rezultoi fatale për 28 vjeçarin. Aeroplani ku ndodhej Sala e piloti humbi kontaktet me radarët, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Histori që nuk po merr zgjidhje prej 2 javësh, por një tjetër çështje e ndërlikuar është ajo e pagesës së blerjes së Sala. Sipas mediave britanike, mësohet se Nantes ka nisur veprimet ligjore ndaj  skuadrës së Premier League për mënyren e shlyrjes së kartonit të Sala nga Cardiff City. Mësohet se klubi i Ligue 1 kërkon rreth 5 milionë euro

Por ky nuk është problemi i vetëm që po përballet Cardiff, pasi drejtuesit pritet të japin zgjidhje për pronësinë e avionit “Piper Malibu”, i zhdukur së bashku me Emiliano Sala në bord mbrëmjen e 21 janarit.

Related posts

ZBULOHET MODELI I RI I SFERËS/ Topi i ri i Ligës së Kampioneve, do të provohet në fazën “play-off” (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas një asist nga Pedri, “Pleshti” ndëshkon Valladolid dhe thyen rekordin e Pele (VIDEO)

Delo.autor

FLET ISH LOJTARI I MILANIT/ Cristiano e dominon botën, mirëpo Messi është më i mirë se të gjithë

Isa.Autor

Leave a Comment