Futboll Sport

Edgar Çani nuk llogaritet më, Partizani synon sulmuesin e ekipit Shpresa

Partizani është në bisedime për të huazuar sulmuesin e Shqipëria U-21, ish-lojtarin e Vllaznisë, Rubin Hebaj. Ky i fundit, 19 vjeç, u transferua verën e kaluar te Domzale, në Slloveni, por nuk ka pasur hapësirat e pritshme të aktivizimit. Në kampionatin e kaluar, futbollisti shkodran luajti në 4 ndeshje, ose 386 minuta, çka nuk i përmbush pritshmëritë e tij.

Kjo gjë e penalizon në njëfarë mase edhe te angazhimi me fanellën kuqezi, sepse konkurrenca dhe rivaliteti në repartin ofensiv të trajnerit Alban Bushi është i madh. Duke qenë se edhe në miqësoret e fundit nuk e ka parë veten titular te Domzale, në prag të sezonit të ri futbollistik në Slloveni, Hebaj ka kërkuar të jepet në formë huazimi, duke pasur edhe interesimin e Partizanit për të.

Bisedimet për një marrëveshje të tillë janë në hapat e parë, por vetë sulmuesi 19-vjeçar duket i vendosur për t’u bërë “dem i kuq”, sepse kështu do të kishte mundësi aktivizimi dhe rritjeje profesionalisht. Te 15 herë kampionët e Shqipërisë duhet zgjidhur paraprakisht çështja e Edgar Canit, që nuk u preferua nga trajneri Skënder Gega për përballjet europiane ndaj Mariborit.

Madje, ish-sulmuesi i kombëtares duket se nuk është më pjesë e planeve të Partizanit, ndaj po bëhet çmos për ta larguar, sepse ka një pagë shumë të lartë, por me produkt fare të padukshëm. Në vend të tij synohet Rubin Hebaj, i cili duket i etur për gola dhe për të shpërthyer në një skuadër me ambicie maksimale në Superiore, sezonin e ri futbollistik.

Related posts

Legjenda e futbollit sulmon Allegrin dhe ngel në klasë Gattuson

Sadik.Autor

ISH-SULMUESI I “DJAJVE TË KUQ”/ Rooney: Edhe kuzhinieret e urrenin jetën në Man United me Mourinhon

Delo.autor

JOSHËSE/ Gruaja e RAMOS, shfaqet SUPER SEKSI edhe pas lindjes (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment