Futboll Premier League Sport

ZYRTARIZIMI I UELLSIANIT TEK JUVENTUSI/ Wenger kritikon: Nuk mendoj se për Ramseyn ka qenë një…

Aaron Ramsey, duke filluar nga korriku i ardhshëm, do të jetë një lojtar i Juventus-it.

Uellsiani do t’i thotë lamtumirë Arsenalit pas tetë sezonesh, por Arsene Wenger është i bindur se gjërat do të kishin shkuar ndryshe nëse ai do të ishte akoma trajneri i “Topçinjve”.

“Nuk mendoj se për Ramsey-n ka qenë një zgjedhje ekonomike, – ka thënë francezi për The Sun, –  dhe, për sa kohë kam qenë unë aty, isha i bindur se ai do të kishte qëndruar. Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur më pas”.

Juventus, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, do të përforcojë mesfushën me një lojtar që pëlqehet prej kohësh nga trajneri Massimiliano Allegri.

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Pas një super gafe nga portieri Neuer, feston Bayern dhe Lewa (VIDEO)

Delo.autor

Rekord historik/ Tetë klube shqiptare marrin pjesë në Europë

Sadik.Autor

A do të jetë Spalletti trajner i Interit? Tekniku befason me përgjigjen e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment