Futboll

A do të jetë Spalletti trajner i Interit? Tekniku befason me përgjigjen e tij

Ish trajneri i Romës, Luciano Spalletti beson se ka të ardhme të gjatë si trajner i Interit, edhe pse ai ende ndihet keq pasi që Walter Sabatini dha dorëheqje nga pozita e tij

Ai ka insistuar se do të jetë trajner i Interit edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht largimit të koordinatorit teknik të Interit, Sabatini.

Mediat shkruan se Sabatini e la postin tek “Nerazzurri” pasi që nuk ishte pajtuar me shqetësimet e tij financiare me pronarët Suning Group dhe vështirsitë që ata mund të hasin.

Kontrata e Spalletit përfundin sezonin e ardhshëm, por ai thotë se është i përkushtuar për të qëndruar në klub dhe ta kualifikojë atë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

“Problemi i rinovimit nuk më intereson. E di që do jem këtu edhe një vit. Nuk shoh asnjë problem”, tha ai gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Hellas Verona në Serie A.

“Më pëlqen Milani si qytet, e dua Interin. Jam i lumtur për të punuar këtu. Nëse ne nuk i arrim objektivat tona këtë sezon do të japim përgjegjësi. Por do të luftojmë për ti arritur ato”, ka thënë italiani.

Related posts

Mourinho befason të gjithë pas barazimit me Sevillan

Q.Autor

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Sulmuesi Mandzukic jep lamtumirën: Është e pamundur të përmbledhësh 4 vite…

Delo.autor

Lideri i ri i KOMBËTARES/ HYSAJ I SIGURTË: Shkojmë në Europian, kemi karakter…

Isa.Autor

Leave a Comment