Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Laçi, Sparkatë e Najdenov. Karton i kuq direkt

LIVE | Tirana-Laçi 1-0

GOL: Sentamu 45+1′ /

KARTON I KUQ:  / Najdenov 94′

 

KOMENTI LIVE

94’ Sparkatë e Najdenov ndaj Hasanit, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. Momente tensioni tek lojtarët.

93’ Ndërrimi i tretë tek Tirana. Doka në vendin e Halilit.

91’ Shans i mirë për Tiranën. Halili nga e djathta, shërben për Grecën në hyrje të zonës. Ky i fundit godet, por qëndrore për Selmanin.

90′ 6 minuta shtesë.

88’ Halili asiston për Hasanin në zonë, ndërkohë që ky i fundit nuk koordinohet mirë me kokë, duke humbur kështu një rast të mirë për të dyfishuar.

85’ Tjetër mundësi e Tiranës. Greca shumë i shpejtë në krahun e majtë, pason për Hasanin në hyrje të zonës, godet me të majtën por ndalet nga mbrojtja kurbinase.

85’ Sentamu kërkon të befasojë Selmanin me një goditje të largët, por portieri kurbinas kthehet dhe ndal topin.

78’ Drithërima tek porta e Tiranës. Nga e djathta Jonuzi lëshon një goditje të fortë tokazi, por jashtë kuadratit të Abibit.

75’ Ndalet loja për pak sekonda, pasi dëmtohet Edon Hasani.

70’ Pasim mjaft i bukur nga Kërçiku nga ana e djathtë, topi kalon të gjithë pasqyrën e portës, por as Hasani e as Greca nuk mund të shtyjnë drejt rrjetës. Rast mjaft i mirë i shpërdoruar nga bardheblutë.

65’ Shënon Grent Halili, por topi i prekur me dorë nga ai që e ndihmoi të kalonte sferën mbi Selmanin. Një gol “alla Maradona”, por kryesori Meta pasi u konsultua me asistentin e tij Nertil Bregasi, vendosi të mos e akordojë, e ta ndëshkojë të verdhë.

58’ Goditje këndi për Tiranën. Kroson Kobinah, topi në qendër të zonës, por askush nuk mund të përfitojë aty.

57’ Vazhdon të këmbëngulë Tirana. Goxha në fundore, kërkon të kthejë për sulmuesit, por mbrojtja largon topin në goditje këndi.

54’ Hasani tek topi, përballë Selmanit, por pret portieri.

53’ Sefgjini ndërhyn nga pas ndaj Halilit, dhe për kryesorin Meta nuk ka dyshime, penallti për bardheblut. Ndërkohë, karton i verdhë për Sefgjinin.

46’ Nis pjesa e dytë. Xhixha mbetet në dhomat e zhveshjeve, në fushë Najdenov.

Related posts

Maradona sulmon mediat: Jam shumë mirë, mos gënjeni për mua…

Isa.Autor

Kishte 15 vjet që Chelsea nuk bënte diçka të tillë…

Sadik.Autor

SHQIPËRIA shpërfytyrohet për 30 minuta, Sllovakia na ndëshkon me tri gola (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment