Futboll Sport

BARAZOI SHIFRAT ME PENALLTI/ Ish-lojtari i Interit rrezikon të mbyllë sezonin (VIDEO)

Alex Telles po shijon një sezon fantastik tek Porto, aty ku mbrojtësi është kthyer në titullar të padiskutueshëm dhe në superformë.

Në ndeshjen që Porto fitoi 3-2, me përmbysje në fushën e Braga, braziliani ishte ndër më të mirët e ndeshjes. Ai mori përsipër të ekzekutojë një penallti në minutën e 69’-të dhe arriti të shënojë duke barazuar shifrat në 2-2.

Gjithsesi kjo goditje ka rezultuar fatale për 26-vjeçarin, i cili ka rënë direkt përtokë duke ulëritur nga dhimbjet.
Një dëmtim i rëndë që e detyroi të lërë menjëherë fushën në lot dhe sipas informacioneve ai ka humbur dy ndeshjet ndaj Liverpool për Champions League, ose në rastin më të keq ka mbyllur sezonin.

Telles në të kaluarën ka qenë në pronësi të Galatasaray, teksa provoi edhe një vit huazim tek Inter në Serie A, por nuk ia doli të përshtatet, teksa tek Porto këtë sezon ishte në momentin e tij më të mirë, teksa ka shënuar edhe tre gola në kampionatin portugez dhe një në Champions.

Related posts

BARCELONA-REAL MADRID/ 650 milionë shikues për “El Clasico-n”, Kroos: Bota do të frenojë për 90 minuta

Delo.autor

PANUÇI ME DHIMBJE KOKE/ Mbrojtësi i thirrur nuk vjen në grumbullim

Isa.Autor

ARABIA I DËSHIRON TË GJITHË/ CR7 dhe Benzema vetëm fillimi, projekti saudit trazon tregun

F.autor

Leave a Comment