Futboll Premier League Sport

YLLI FRANCEZ KËRKON TË NDRYSHOJË EKIP/ Raiola telefonon gjigandët e Europës, ja ku do luajë

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mesfushori kampion bote Paul Pogba ka refuzuar dy herë të rinovojë kontratën me skuadrën e Manchester United. Pavarësisht momentit të mirë që lojtari po kalon me “djajtë” pas ndryshimit të trajnerit, 26-vjeçari kërkon të ndryshojë skuadër. Dhe dëshira e tij, ashtu sikurse e ka shprehur vetë, është të luajë në La Liga me Real Madrid.

Skuadra “merengues”, nga ana e saj, ka nisur të shtyjë lojtarin të nisë bisedimet, çka u konfirmua edhe nga trajneri Zinedine Zidane. Ky i fundit ka deklaruar se për Pogba dyert e Real Madrid janë të hapura.

Mësohet se Mino Raiola, menaxheri i futbollistit kampion bote, ka zhvilluar dy biseda telefonike me drejtuesit e skyadrës madrilène. Duket se palët kanë nisur të hedhin hapat e para për të realizuar këtë transferim të bujshëm, që do të kalojë shifrën e 120 milionë eurove.

Related posts

ZYRTARE/ Publikohet lista e Portugalisë! CR7 i pranishëm, por edhe talenti i blerë nga Barcelona

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Triumf Anglez, Roma mban lart nderin e Italisë, Villarreal atë të Spanjës

Delo.autor

KEIDI BARE U GRUMBULLUA ME SHQIPËRINË/ Malaga kërkon shtyrjen e ndeshjes, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment