Futboll Sport

Barcelona ka shansin të thyejë rekordin 87-vjeçar të Real Madridit

El Clasico” numër 242 zhvillohet sot në orën 20:45 në “Santiago Bernabeu” dhe do jetë një ndeshje kur Barcelona do ketë shansin që për herë të parë në historinë e klubeve ta kalojë për numrin e fitoreve.

Aktualisht të dyja skuadrat renditen me nga 95 fitore secila dhe në 51 raste janë ndarë në barazim. Ky do të jetë shansi i katalanasve për të dalë në epërsisë ndaj “Los Blancos” pas 87 vitesh që nga sfida e parë “El Clasico”. Ka qenë 31 janari i viti 1932 kur Reali fitoi 2-0 ndaj Barçës dhe prej asaj kohe e ka sunduar me fitore deri në ditën e sotme që janë në barazim.

Diferenca më e madhe e fitoreve ka qenë në vitin 1965, Real Madrid kishte 16 fitore më shumë (48-32).

Bilanci i fitoreve të Barcelonës është rritur ndjeshëm në dy dekadat e fundit. Lulëzimi i tyre ndaj Real Madridit ka filluar pas vitit 2004 me Kluivert dhe Xavi në skuadër, për të vijuar kthesën e madhe në epokën “Messi”. Deri në këtë vit Barça kishte arritur të fitonte vetëm 13 ndeshje nga 74 në “Bernabeu”, por së fundit ka fituar 12 nga 24 ndeshje dhe 10 fitore në dekadën e fundit në stadiumin e Realit.

Përgjatë këtyre dy dekadave janë regjistruar edhe disa fitore të bujshme të katalansve në Madrid; 2-6 në vitin 2009, 3-4 në vitin 2013, 0-4 në 2015-ën, 0-3 sezonin e kaluar. Pa llogaritur fitoren për Kupë, aty ku Barça nuk e eliminonte Realin në fushën e vet që nga viti 1997.

Related posts

Sot për të prishur “mallikimin” kundër Ukrainës, asnjë fitore në ndeshjet e mëparshme

Sadik.Autor

Partizani firmos me një talent 19 vjeçar, vjen nga klubi i Egnatias

Isa.Autor

NAGELSMANNN KËRKON TË LËRË GJURMË NË MYNIH/ Bayern, 3 arsyet pse është favorit për titull

Delo.autor

Leave a Comment