Futboll Sport

Argjentinasi i Interit: Nuk kemi asgjë në dorë, Icardi t’i zgjidhë vetë problemet

Lautaro Martinez tha se është në duart e Interit dhe Mauro Icardit, zgjidhja e problemit të mungesës së vazhdueshme të ish-kapitenit. 26-vjeçari nuk ka luajtur për zikaltrit që kur e humbi shiritin e kapitenit, i cili kaloi në krahun e Samir Handanoviç.

Në humbjen e mbrëmshme 2-1 ndaj Cagliari, ishte argjentinasi Martinez, i cili barazoi përkohësisht 1-1. Sulmuesi në fjalë i tha “Sky Sport Italia”: “Mauro është shumë i rëndësishëm për ne, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. I takon atij t’i zgjidhë problemet. Ajo që ne mund të bëjmë është të presim dhe të përpiqemi të fitojmë”.

Icardi, i cili është kontraktuar me Interin deri më 2021, ka qenë i lidhur me kampionët italianë, Juventusin, por edhe me skuadra të tjera si Napoli, Real Madridin, Barcelona apo Manchester United.

Me Icardi që mungonte kundër Cagliarit, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, tërhoqi vëmendjen me spostimin e Andrea Ranocchia si sulmues, kur po përpiqej me gjithçka të barazonte në fund.

I pyetur nëse kjo gjë nënkupton mungesën e opsioneve, Spalletti duket se ka synuar Icardin: “Unë mund të them përsëri të njëjtat gjëra. Ka një mënyrë për të ndihmuar Interin dhe për të treguar sa të intereson Interi, duke qenë në fushë”.

Related posts

Premtimi i çuditshëm i lojtarit: Nëse fiton Botërorin, do të eci lakuriq si…

Isa.Autor

ABUZIMI ONLINE/ Legjenda Ferdinand kundër mediave sociale: Po presin që një lojtar të bëjë vetëvrasje?

Delo.autor

SUPER GOLI NË KAMPIONATIN NORVEGJEZ/ Mesfushori shqiptar rikthen skuadrën te fitorja pas… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment