Futboll Premier League Sport

BASHKËLOJTARI BËN “AVOKATIN” E SALAH/ Mbrojtësi i “Të Kuqve”: Ka shënuar shumë gola për ne, kështu që…

Mohamed Salah do të fillojë të shënojë shpejt, për t’i ndihmuar të tijtë në sfidën e titullit të Premier League. Kështu mendon bashkëlojtari i egjiptianit, Virgil van Dijk.

Liverpool është dy pikë para Manchester City, megjithëse kampionët në fuqi të Anglisë kanë një ndeshje më pak. Megjithatë, forma e Salah është vënë në pikëpyetje, me sulmuesin që ka shënuar vetëm një herë në të gjitha garat, në dy muajt e fundit.

Jurgen Klopp e ka mbrojtur sulmuesin e vet në disa raste, por pranoi se Salah mund të kishte luajtur më mirë në supersfidën e muajit të kaluar në “Old Trafford”.

Pavarësisht nga “agjërimi” i dy muajve të fundit, Salah ka shënuar 17 gola në Premier League. Vetëm golashënuesi i Manchester City, Sergio Aguero, ka shënuar më shumë se ai në këtë sezon. Van Dijk është i bindur se Salah do të “rizbulojë” shënjestrën e tij, duke shënuar gola.

Mohamed është lojtar i klasit botëror, – tha Van Dijk për faqen zyrtare të Liverpool. – Njerëzit mund të thonë gjithçka që duan, por unë mendoj se të gjitha ekipet në Premier League do të donin ta kishin në radhët e tyre. Ne e kemi atë dhe mendoj se po luan mirë.

Golat do të vijnë. Kjo është diçka, që e shqetëson një sulmues, por ne i themi përherë: vazhdo të punosh dhe do të jesh mirë. Ai ka shënuar shumë gola për ne, për të qenë të drejtë, kështu që nuk është keq edhe kështu“.

Related posts

ISH-LEGJENDA E INTERIT/ Beppe Bergomi këshillon Icardin: Të gabosh është njerëzore, por mirë do…

Delo.autor

KAMPIONËT E FRANCËS PËRBALLEN ME KARATE/ Tuchel kap kokën me grushte, dëmtohet tjetër titullar (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON KLUBI I PREMIER/ Shkarkon trajnerin 2 javë para fundit të kampionatit, John Terry pretendent për të marrë “timonin”

Delo.autor

Leave a Comment