Futboll Seria A Sport

“SHPËRTHEU” NË DERBIN E MILANOS/ Por sherri Kessie-Biglia ka filluar më herët (VIDEO)

Milan u mund nga Inter në derbi dhe më shqetësues është gjendja mentale e skuadrës së Gattuso-s. Shenja e parë u duk me përplasje që Frank Kessie dhe Lucas Biglia patën në pankinë akoma pa përfunduar ndeshja.

Një debat i ashpër që u duk se u mbyll me një ndjesë publike nga Kessie, por gjërat nuk janë sheshuar.

Një video e analizuar nga mediet italiane është goli që Biglia shënoi ndaj Chievo-s. Një goditje e bukur dënimi dhe një gol që zhbllokoi rezultatin, të gjithë shkojnë të festojnë me mesfushorin para tifozerisë së tyre, vetëm Donnarumma që është në portë nuk bashkohet me grupin.

Të njëjtën gjë bëri edhe Kessie, ai refuzoi të bashkohet në festën e shokëve dhe vetëm uli kokën duke iu drejtuar mesit të fushës, a thua se kishin pësuar gol.

Një temë e nxehtë që Gattuso pritet ta zgjidhë në dhomat e zhveshjes dhe kritikat më të forta do shkojnë për Kessie, që mund të përkthehet edhe në ndeshim duke e ulur në stol.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus hidhet në sulm për mesfushorin Locatelli, ja oferta e çmendur “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

ANGLI-KROACI/ Pritet të jetë një përballje i luftuar nga dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHAQIRI SHKËLQEN/ Liverpool vuan, por merr 3 pikët falë SALAH (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment