Champions League Futboll Sport

BAYERN MUNICH-LIVERPOOL/ Klopp synon të kalojë në çerelfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Dy titanët që i kanë fituar nga pesë trofe të Ligës së Kampionëve secili, Bayern Munich dhe Liverpool, do të përballën sonte për një vend në çerekfinale të këtij edicioni, me Xherdan Shaqirin që do ta nisë nga banka e rezervistëve.

Bayerni e pret Liverpoolin sonte në Allianz Arena, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, me rezultatin nga ndeshja e parë 0:0.

Kosovari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ishte në stol edhe në ndeshjen e parë para tri javësh, por atë natë Jurgen Klopp s’e aktivizoi fare.

27-vjeçari ndeshjen do ta nisë nga stoli edhe sonte dhe pritet të aktivizohet në pjesën e dytë.

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut më 2013, e cila e fitoi tripletën duke triumfuar në çdo garë të mundshme atë sezon.

Ndeshja mes Bayern Munichut dhe Liverpoolit zhvillohet sonte në orën 21:00 në Allianz Arena.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Bayern Munich:

Liverpool:

Related posts

NGA SHARMI HISTORIK TEK FAKTORI RONALDO/ Ja pse të gjithë duan që të luajnë për Juventus (FOTO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME TIRANËN/ Trajneri Devolli: Treguam që ishim superior ndaj një ekipi të…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Pas 9 vitesh në kombëtare, portieri i Bullgarisë thyen rekord

Isa.Autor

Leave a Comment