Futboll Sport

Aurturo Vidal në merkato, ja klubet që interesohen për mesfushorin kilen

Bayern Munich është i gatshëm ta shesë Arturo Vidal. Sipas gazetës gjermane “Bild”, me nënshkrimin e Leon Goretzka, klubi gjerman konsideron se kileni nuk ka më vend në skuadrën që drejtohet nga Kovaç.

Po kjo gazetë thotë se disa klube europiane do të jenë të interesuara për të ardhmen e tij. Napoli, Chelsea, Manchester United dhe madje Atletico Madrid janë shumë të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh. Nuk është hera e parë që Vidal është i lidhur me ekipin “rojiblanco”, i cili do ta shihte atë si zëvendësim për Gabi.

31-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2019 me Bayern Munich, por ekipi gjerman mund ta shesë atë tani, për të marrë një shumë të mirë parash. Sezonin e kaluar, një lëndim në gju e mbajti atë jashtë fushës, që nga prilli, kur duhej të kalonte nëpër sallën e operacionit.

Related posts

Drejtori i Luftëtarit: Lojtarët grekë vështirë t’i bindje të luanin në Shqipëri, tani e kërkojnë vetë

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mascherano: Messi më ka ndihmuar për të kaluar tek Barcelona. Guardiola s’do të më kishte…

Delo.autor

JUVENTUS NË GJURMËT E TOMORIT/ Pretendimet ekonomike të Milanit për mbrojtësin

F.autor

Leave a Comment